E rëndë në Serbi, arrestohen tetë policë për torturimin për vdekje të një të ndaluari

Tetë oficerë policie janë arrestuar në Serbi, nën dyshimin se kanë torturuar për vdekje një 40-vjeçar, i cili humbi jetën në paraburgim në prill të vitit 2024. Viktima ishte arrestuar pasi dyshohej se kishte ndihmuar vëllain e tij në zhdukjen e trupit të një vajze dyvjeçare, e cila u zhduk në qytetin e Borit në mars të vitit 2024.
Sipas raportimeve nga mediat e huaja, trupi i fëmijës nuk është gjetur ende. Në atë kohë, policia deklaroi se 40-vjeçari kishte ndërruar jetë pasi ishte ndier keq. Megjithatë, ekspertizat mjeko-ligjore dhe raportimet mediatike ngritën dyshime se ai ishte rrahur për vdekje gjatë qëndrimit në paraburgim.
Tetë policët akuzohen për shkaktim të lëndimeve të rënda me pasojë vdekjen, si dhe për sulm dhe torturë. Arrestimet vijnë pas pretendimeve se procedurat ndaj tyre ishin penguar më parë nga strukturat e Ministrisë së Brendshme. Ngjarja rikthen në vëmendje çështjen e përgjegjësisë së policisë dhe hetimeve për vdekjet në paraburgim në Serb.
Lexo edhe
BOTA
BE-ja paralajmëron se viti 2026 me gjasë do të jetë i dyti më i nxehtë në histori

Mashtrimi që u kthye në një sensacion ndërkombëtar/ “Sirena” e Fixhit, gjysmë majmun dhe gjysmë peshk

Kremlini kritikon Evropën: Nuk po vendosin dot se kush do t’i përfaqësojë në bisedimet për sigurinë në Ukrainë

Viti 2026, i dyti më i nxehtë në histori

Kaos në qiellin e Europës, devijohen katër fluturime/ Si qëndron e vërteta rreth alarmeve për bombë

Jo vetëm Ukraina në vëmendje, SHBA planifikon planin e ri me 5 pika për sigurinë në të gjithë Europën

Paraburgim për 9 policë serbë që dyshohet se dhunuan studentët gjatë protestave

Dy futbollistë me pasaportë shqiptare jashtë listës së Maranit, zbardhen arsyet





