Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi SPAK dërgon për gjykim dosjen penale ndaj Belinda Ballukut Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ... Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe intertesh në rrugët nacionale Ambalazhet ushqimore nën kontroll për kimikatet, analiza të detyrueshme për bizneset “Konflikti me Ramën në 2019 për emrat në Gjykatën Kushtetuese”/ Tedi Blushi: Ilir Meta ka marrë mesazh kërc... Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Provokim i qëllimshëm ndaj Kosovës 10 ditë pas dhunës nga i biri, vdes në spital 72-vjeçari nga Rrushkulli Erion Braçe ndryshon sërish mendje/ Një ditë tërhiqet, tjetrën rikthehet në garën për Bashkinë e Tiranës: D... Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut
KOSOVA

Vdekja e 26-vjeçares në spitalin e Prizrenit, policia dhe Prokuroria zbardhin detajet: U ndalua për drogë në Vërmicë, iu gjetën kokainë dhe fishekë

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren kanë dalë me një sqarim zyrtar lidhur me vdekjen e një 26-vjeçareje, e cila ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua gjatë aksionit të policisë. Sipas njoftimit të përbashkët të institucioneve, e reja ishte ndaluar më 15 nëntor në […]

P
Piranjat16 November 2026, 13:28 · 3 min lexim
Vdekja e 26-vjeçares në spitalin e Prizrenit, policia dhe Prokuroria

Policia e Kosovës dhe Prokuroria Themelore në Prizren kanë dalë me një sqarim zyrtar lidhur me vdekjen e një 26-vjeçareje, e cila ndërroi jetë në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit, pasi gjendja e saj shëndetësore u përkeqësua gjatë aksionit të policisë.

Sipas njoftimit të përbashkët të institucioneve, e reja ishte ndaluar më 15 nëntor në pikën kufitare të Vërmicës, së bashku me një person tjetër, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë.

Të dy udhëtonin me një automjet tip BMW me targa lokale. Gjatë kontrollit të makinës, efektivët gjetën dhe sekuestruan 105.7 gramë substancë të dyshuar si kokainë, dy fishekë të kalibrit 9×19 mm dhe dy telefona celularë.

Pas ndalimit, me urdhër të prokurorit u krye edhe kontrolli në banesën e të dyshuarit mashkull, ku u gjet dhe u sekuestrua një detektor për identifikimin e pajisjeve GPS dhe kamerave.

 

Policia bën me dije se të dyshuarve iu caktua avokati mbrojtës dhe se intervistimi i 26-vjeçares nisi në prani të tij. Por gjatë procedurës, gjendja shëndetësore e të resë u përkeqësua, duke bërë të nevojshëm ndërhyrjen e shërbimit të urgjencës.

“Për të është kërkuar ndihma emergjente nga Spitali i Përgjithshëm Rajonal në Prizren. Pas dhënies së ndihmës së parë në vendngjarje, ajo është transportuar në spital për trajtim të mëtejshëm. Megjithatë, rreth orës 01:30, policia është njoftuar nga mjekët se e dyshuara kishte ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Pas ngjarjes janë vënë në dijeni njësitë përgjegjëse hetimore, Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe prokurori kujdestar.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i 26-vjeçares është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për kryerjen e procedurave të mëtejshme mjekoligjore. Ndërkohë, autoritetet kanë bërë të ditur se janë siguruar edhe dokumentacioni mjekësor dhe provat fillestare për hetimin e rrethanave të vdekjes.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

KOSOVA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.