Kënga nacionaliste serbe në Bruksel, raportuesi për Kosovën në PE: Provokim ose injorancë e pastër
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka kritikuar Bashkimin Evropian në lidhje me incidentin që shkaktoi reagime publike,

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka kritikuar Bashkimin Evropian në lidhje me incidentin që shkaktoi reagime publike, ku një këngë nacionaliste serbe kundër Kosovës u interpretua në hapje të Forumit të Zgjerimit të BE që organizohet nga KE.
Në një reagim në rrjete sociale, ai theksoi se ngjarja është një provokim i qëllimshëm ose një injorancë e pastër, duke shtuar se një gafë e tillë në një aktivitet të BE-së për zgjerimin është e papranueshme.
“Një provokim i qëllimshëm, ose një shfaqje e pastër e injorancës. Interpretimi i një kënge nacionaliste serbe, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën, në një aktivitet të BE-së për zgjerimin, përbën një gafë jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe pa shije.
Komisioni Evropian dhe Marta Kos i detyrohen Kosovës një shpjegim” ka shkruar ai në X.
Lexo edhe
KOSOVA
Vendoset data kur shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Kosova/ Tri organizata serbe ngrenë padi penale ndaj Vuçiçit, Daçiçit dhe Brnabiçit

Goditet grupi i trafikut të drogës në Prishtinë, mes të arrestuarve edhe ish-ministri i Kulturës

Vrasja tragjike e Arlinda Zekajt/ Zbulohen shkelje në raportin për masat disiplinore: Neglizhencë në përmbushjen e detyrave dhe mosveprim...

Mungesa e kuorumit shtyn seancën, mbetet pa u votuar Ligji për Specialen

Kurti për FRANCE 24: Nuk duam rrugë të shkurtra, por anëtarësim në BE bazuar në meritë

Vrau barbarisht gruan me armë dhe kaçavidë, 45-vjeçari shqiptar ‘shihte’ shtriga dhe demonë

Statusi i vendit kandidat për Kosovën, Koopman: Ende s’jemi në atë pikë





