SHOWBIZ

Vesa Luma shpërthen pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt: Jo vetëm ministrja, por të gjithë duhet të japin dorëheqje

Piranjat Përditësimi i fundit 29 October 2026, 15:07
Vesa Luma shpërthen pas audio-incizimit të Arlinda Zekajt: Jo

Publikimi i audio-incizimit ku Arlinda Zekaj dëgjohet duke kërkuar ndihmë nga një zyrtar policor, para se të vritej tragjikisht, ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik. Mes personazheve që kanë shprehur indinjatën e tyre është edhe këngëtarja Vesa Luma, e cila ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet.

Përmes disa postimeve në InstaStory, artistja ka shprehur tronditjen nga ajo që dëgjoi, duke kritikuar mënyrën se si, sipas incizimit, është trajtuar kërkesa e viktimës për mbrojtje.

Në reagimin e saj të parë, Vesa nuk i kurseu kritikat ndaj institucioneve, duke theksuar se përgjegjësia nuk duhet të kufizohet vetëm te një zyrtare e lartë.

“E tmerrshmeeeee. Me këtë që dëgjova, more jo ministrja, po komplet prej A deri në ZH duhet me u dorëheq. Nuk po më besohet”, shkroi këngëtarja.

 Ajo iu drejtua gjithashtu zyrtarit policor që përmendet në audio-incizim, duke e akuzuar për një qëndrim që, sipas saj, pasqyron një problem më të thellë në mënyrën se si trajtohen rastet e dhunës ndaj grave.

“Faruk, çka me të thonë o Faruk, se edhe ti je pjesë e mentalitetit të kalbun deri në rrënjë”, ishte një tjetër pjesë e reagimit të saj.

Në një postim të dytë, këngëtarja ndau një fotografi nga protestat kundër dhunës ndaj grave, duke rikthyer në vëmendje fjalët e rënda që dëgjohen në incizim dhe dëshpërimin e viktimës teksa kërkonte ndihmë.

“Faruk, të lutem… të lutem… Unë vrahna… s’ka lidhje… po ju keni me u përgjigj”, citoi ajo fjalët e Arlindës.

E prekur nga ngjarja, Vesa shprehu shqetësimin për gratë që mund të përballen me situata të ngjashme dhe që nuk arrijnë të marrin mbrojtjen e nevojshme.

“Oh Zot, të lutem mbroji të gjitha gratë shqiptare që janë në pozicionin e njëjtë”, shkroi ajo, duke shtuar se ishte ndier e pafuqishme kur kishte dëgjuar zërin e viktimës teksa i përgjërohej zyrtarit policor.

Përveç kritikave, artistja bëri edhe një thirrje për bashkëpunim, duke kërkuar udhëzime konkrete se si mund të angazhohen personazhet publike për të ndihmuar gratë në rrezik.

“Ju lutem dikush që është i fushës të na drejtojë neve të paktën që kemi pozicione publike e ndikim në audiencë të bëjmë diçka për këto gra. Si mund të ndihmoj unë?”, përfundoi Luma.

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Pas ngjarjes, publikimi i materialeve që lidhen me kërkesat e saj për ndihmë ka shtuar reagimet dhe thirrjet për llogaridhënie institucionale. Çështja ka rikthyer në qendër të debatit publik nevojën për reagim në kohë ndaj denoncimeve të dhunës dhe për mbrojtje efektive të grave që ndodhen në rrezik.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?