VIDEO/ Meloni dhe Zelensky takohen në një atmosferë miqësore, përqafime dhe batuta në Dublin

Një takim shumë i përzemërt është zhvilluar në Dublin mes kryeministres italiane Giorgia Meloni dhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky. Përshëndetja mes dy liderëve u shoqërua me përqafime, buzëqeshje dhe një shkëmbim batutash, në një atmosferë miqësore.
“Ka kaluar shumë kohë që kur jemi parë”, dëgjohet t’i thotë Meloni presidentit ukrainas, ndërsa Zelensky i përgjigjet me humor. Reagimi i kryeministres italiane shoqërohet gjithashtu me buzëqeshje.
Pamjet e këtij momenti u publikuan nga vetë Zelensky në profilin e tij në rrjetin social X, së bashku me detaje nga takimi dypalësh, gjatë të cilit Meloni rikonfirmoi mbështetjen e Italisë për Ukrainën.
Në një postim, presidenti ukrainas e cilësoi takimin produktiv, duke bërë të ditur se kishte informuar kryeministren italiane mbi procesin e negociatave, takimet e zhvilluara në Abu Dhabi dhe hapat e ardhshëm diplomatikë.
Ai theksoi rëndësinë e përfshirjes së plotë të Evropës në procesin e përfundimit të luftës, garantimin e sigurisë dhe diskutimin mbi të ardhmen e kontinentit.
Në fokus të bisedimeve ishin gjithashtu nevojat mbrojtëse të Ukrainës, në kushtet e sulmeve të vazhdueshme ruse ndaj qyteteve dhe infrastrukturës energjetike të vendit.
Lexo edhe
BOTA
Franca reagon ndaj Izraelit për ndalimin e udhëheqësit të opozitës: Vendim demagogjik

Mashtroi dy të moshuar për 300 mijë euro duke pretenduar se kishte lidhje me Berlusconin, dënohet 41-vjeçarja në Itali

Gjermania i jep fuqi të reja shërbimeve sekrete, BND do të kryejë edhe operacione sabotimi jashtë vendit

Kërkesat e "pamundura" të Rusisë për paqe: Të dalë Finlanda nga NATO dhe të mbajë gjithë territoret e pushtuara në Ukrainë

Pse fitorja e demokratëve në SHBA mund të “fundosë” interesat e Izraelit?





