Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident i rëndë, gazetari sportiv përplaset nga autobusi, detajet e para Tensione para Kryeministrisë, policia nuk lejon qytetarët të protestojnë, hedhin spray lotsjellës Speca me prani të lartë nikeli/ Kroacia bllokon sërish ngarkesat nga Shqipëria, hera e pestë në pak muaj Gjobë 1 milion lekë në muaj çdo filiali poste në Durrës, ja si ngriti skemën Fetah Mataj! Zbardhen dëshmitë... Tensione te Kryeministria, policia shtyn me forcë qytetarët në trotuar “Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin Skandali në Postën e Durrësit/ Jo vetëm pensionet, dyshohet se u vodhën edhe pagesat e qytetarëve për Kadas... Pse kryeministri kanadez shkoi në Kinë dhe nuk mori pjesë në bisedimet e sotme për Ukrainën? Haaland i jashtëzakonshëm, arrin 68 gola sa Mbappe por me 47 ndeshje me pak Arrestohet në Shkodër 45-vjeçari i shpallur në kërkim nga Italia, pritet ekstradimi “Lulet vyshken, por dashuria mbetet gjithmonë”, Brikena Selmanaj merr dhuratën e veçantë, mesazhi i saj ngr... Rënie historike e euros, monedha europiane zbret nën 90 lekë për herë të parë
BOTA

VIDEO/ Momenti kur ndërtesa shembet papritur dhe vret 8 persona

P
Piranjat19 November 2026, 21:24 · 3 min lexim
VIDEO/ Momenti kur ndërtesa shembet papritur dhe vret 8 persona

Një video e re nga momenti i shembjes së ndërtesës trekatëshe në Bruklin të Nju Jorkut është publikuar, ku si pasojë humbën jetën 8 persona.

Kamera e vendosur në kroskotin e një autobusi urban ka filmuar momentin e tmerrshëm kur ndërtesa shembet si një kullë me letra bixhozi, duke shkaktuar një zhurmë të madhe dhe ngritur një re gjigante pluhuri.

Videoja u publikua së fundmi nga Autoriteti Metropolitan i Transportit në Nju Jork (MTA) dhe tregon shembjen tragjike, e cila ndodhi pasi banorët e zonës kishin raportuar dridhje që vinin nga punimet e ndërtimit në afërsi.

Një dëshmitar okular kishte vënë re madje se nga ndërtesa po binin tulla, vetëm pak çaste përpara se ajo të shembej.

Tashmë, hetuesit po përpiqen të zbardhin se çfarë shkoi konkretisht keq dhe çoi në këtë tragjedi, ndërsa shtohen pikëpyetjet lidhur me respektimin e rregullave të sigurisë gjatë punimeve të ndërtimit.

Viktimat

Nga shembja e ndërtesës humbën jetën gjithsej tetë persona. Mes tyre ishin dy kushërinj, përkatësisht 9 dhe 10 vjeç, një burrë që priste të bëhej baba dhe kishte një pasion të madh për futbollin, si dhe një punëtor i ri ndërtimi.

“ ishin miqtë dhe fqinjët tanë. Prindër dhe fëmijë, familje të reja që po ndërtonin jetën e tyre në qytetin tonë, si dhe emigrantë nga Meksika, Kolumbia, Ekuadori, Trinidadi dhe vende të tjera”, deklaroi kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani.

Sipas burimeve policore, fëmijët që humbën jetën ishin 10-vjeçari Kevin Santiago Reyes Gonzalez dhe 9-vjeçarja Nicole Daniela Rodriguez.

26-vjeçari José Luis Caguana, i cili ishte baba i një djali të vogël dhe bashkëshortja e tij ishte shtatzënë, ishte emigrant nga Ekuadori dhe ishte transferuar në SHBA gjashtë vite më parë. Këtë e bëri të ditur vëllai i tij, Carlos, për televizionin Univision.

Edhe 26-vjeçari Edgar Santiago Sapon ishte i martuar dhe la pas një djalë gjashtëvjeçar, raportojnë New York Times.

22-vjeçari Gabriel Sigüencia ishte një nga dy viktimat që ndërruan jetë nga plagët e marra, pasi u transportuan në spitalet e zonës.

Mes viktimave të tjera ishte edhe 23-vjeçari Mamadou Barry, me origjinë nga Guinea, sipas New York Times, si dhe 31-vjeçarët Juan Daniel Salvado Guzman dhe Diaye Mamadou, sipas burimeve.

Mamdani bëri të ditur se dy nga viktimat ishin punonjës në kantierin e ndërtimit ngjitur, ku po kryheshin punime gërmimi në momentin kur ndërtesa në Bruklin u shemb. /PiranjatNews/

 

 

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.