Kushner konfirmon: Rusia merr pjesë në një format shumëpalësh me evropianët
Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe një prej të dërguarve të tij në bisedimet për Ukrainën, deklaroi në Berlin se Rusia ka pranuar të marrë pjesë në një format shumëpalësh negociatash me vendet evropiane

Jared Kushner, dhëndri i presidentit amerikan Donald Trump dhe një prej të dërguarve të tij në bisedimet për Ukrainën, deklaroi në Berlin se Rusia ka pranuar të marrë pjesë në një format shumëpalësh negociatash me vendet evropiane.
“Rusia dhe Evropa duhet të rifillojnë komunikimin me njëra-tjetrën. Nuk e bëjnë këtë prej katër vitesh”, u shpreh Kushner.
Ai foli gjithashtu për garancitë e sigurisë për Ukrainën, duke theksuar se ato do të bazohen në parimet e Nenit 5 të Traktatit të NATO-s, i cili parashikon mbrojtjen kolektive në rast sulmi ndaj një vendi anëtar.
“Besoj se kemi arritur që rusët të ndihen të qetë me këtë koncept”, tha Kushner, duke shtuar se presidenti Trump është i hapur ndaj kësaj perspektive.
Megjithatë, ai nënvizoi se një garanci e tillë duhet të jetë në interes të Shteteve të Bashkuara, pasi për Uashingtonin do të përbënte një angazhim shumë të madh.
Lexo edhe
BOTA
Hetimet për Përbindëshin që masakroi tetë çifte kanë nisur, gjuetia për vrasësin ka filluar

Samueli 22-vjeçar i dha fund jetës me vetëvrasje të asistuar në ditëlindjen e tij

U ab*zua nga bashkëshorti, babai dhe vëllezërit e tij, e reja shpëton nga ferri duke u h*dhur nga dritarja e makinës në lëvizje

Dy ditë pas lindjes, Roela Meka publikon foton e parë familjare me dy fëmijët e saj

Pas takimit trepalësh në Kinë, Trump telefonon liderët europianë në Berlin dhe kritikon ndihmën 70 miliardëshe për Ukrainën: Putin do paq...

"COVID-19 u lejua të përhapej me shpejtësi vdekjeprurëse"/ Ja çfarë zbuloi hetimi për pandeminë në Britani?

“Dëgjova në Tv krimin e tmerrshëm në familje”/ Historia tragjike e Davidit! Dëgjoi gruan të gënjente për 9 ditë, derisa një semafor e tra...

“Jalta e re” zgjati 80 minuta/ Fituesit dhe humbësit e takimit historik mes Xi, Trump dhe Putin




