VIDEO/ Sherr në televizion, dy të ftuarit përleshen gjatë transmetimit LIVE

Studioja e televizionit shtetëror të Armenisë u kthye në një arenë përleshjeje, pasi dy të ftuar në një emision politik fillimisht shkëmbyen fyerje dhe më pas u përfshinë në një konflikt fizik, gjatë transmetimit të drejtpërdrejtë.
Ngjarja shkaktoi reagime të forta politike, ndërsa një artikull i publikuar nga media armene Hraparak ka rikthyer në vëmendje të kaluarën e dy personave të përfshirë, duke ngritur gjithashtu pretendime për lidhjet e tyre politike.
Protagonistët e përplasjes ishin gazetari Boris Murazian, i cili përfaqësonte opozitën, dhe politologu Harutjun Mkrtçian, mbështetës i kryeministrit të vendit, Nikol Pashinian.
Tensionet shpërthyen gjatë emisionit “The Great Debate”, i cili i kushtohej agjendës politike të forcave të bashkuara opozitare. Debati verbal u përshkallëzua me shpejtësi, ndërsa dy burrat shkëmbyen ofendime dhe kërcënime të rënda.
Në një moment, ata u ngritën nga vendet e tyre dhe nisën të godisnin njëri-tjetrin, duke e kthyer studion në një arenë boksi. Përplasja detyroi ndërprerjen e emisionit, ndërsa ndërhyrja e personelit të sigurisë ishte e nevojshme për të ndarë dhe larguar dy protagonistët.
Televizioni Publik Armen publikoi pamjet e incidentit më 16 nëntor, një ditë pas ngjarjes së ndodhur më 15 nëntor.
Rasti shkaktoi reagimin edhe të Komisionit të Televizionit dhe Radios në Armeni, i cili shprehu shqetësimin për transmetimin pa redaktim të fyerjeve dhe skenave të dhunës fizike. /PiranjatNews/
?? A political discussion on Armenian television turned into a fight Journalist Boris Muradyan and political scientist Harutyun Mkrtchyan got into a brawl live on Armenia’s state television after exchanging insults. https://t.co/0GoFqrlJHE
— Visegrád 24 (@visegrad24) November 16, 2026
Lexo edhe
LIFESTYLE
Xhaketat pa jakë, trendi minimalist që do të dominojë dimrin 2027

Ky është vendi që dhuron shtëpi falas për 10 vite

Horoskopi/ Surpriza në dashuri për disa shenja, vështirësi financiare për të tjerat!

Spektakli i qiellit/ Nis sezoni i Dritave Polare Veriore

“Ndihmë, ka një gjarpër në tualet”/ F*mija alarmon policinë. Zjarrfikëset shkojnë në vendngjarje dhe zbulojnë të vërtetën befasuese ...





