Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Asambleja e PS/ Rama kërkoi përjashtimin e Spiopalit dhe Ndrecës, Petro Koçi shënjestron Ballukun: Vendimi ... Moti i keq/ Reshjet e shiut përfshijnë Kukësin, rënie gurësh dhe intertesh në rrugët nacionale Ambalazhet ushqimore nën kontroll për kimikatet, analiza të detyrueshme për bizneset “Konflikti me Ramën në 2019 për emrat në Gjykatën Kushtetuese”/ Tedi Blushi: Ilir Meta ka marrë mesazh kërc... Zhupa ironizon socialistët: Si në pleniumet e Partisë së Punës, Rama shpalli armiqtë e brendshëm Këlliçi kërkon hetim për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Provokim i qëllimshëm ndaj Kosovës 10 ditë pas dhunës nga i biri, vdes në spital 72-vjeçari nga Rrushkulli Erion Braçe ndryshon sërish mendje/ Një ditë tërhiqet, tjetrën rikthehet në garën për Bashkinë e Tiranës: D... Dëmtohet Edon Zhegrova, shqetësim edhe për Juventusin Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, Prokuroria e Beratit ia kalon dosjen SPAK-ut ‘Balla të përgjigjet para ligjit për gjuhën denigruese ndaj Vokshit’/ Kalaja: Do ta çojmë deri në fund proc...
LIFESTYLE

Ky është vendi që dhuron shtëpi falas për 10 vite

Një rajon i Italisë ka ndërmarrë një nismë të pazakontë për të luftuar shpopullimin, duke ofruar 50 banesa falas për qytetarët që pranojnë të zhvendosen dhe të jetojnë atje për dhjetë vite

P
Piranjat16 November 2026, 12:50 · 2 min lexim
Ky është vendi që dhuron shtëpi falas për 10 vite

Një rajon i Italisë ka ndërmarrë një nismë të pazakontë për të luftuar shpopullimin, duke ofruar 50 banesa falas për qytetarët që pranojnë të zhvendosen dhe të jetojnë atje për dhjetë vite. Bëhet fjalë për Kalabrinë, në jug të Italisë, ku autoritetet rajonale kanë vënë në dispozicion rreth 20 milionë euro për rikonstruksionin e banesave.

Ndryshe nga programet e njohura italiane të shtëpive me një euro, këtë herë përfituesit nuk do të paguajnë për restaurimin, pasi shpenzimet mbulohen nga rajoni. Megjithatë, banesat nuk kalojnë në pronësi të përfituesve, por jepen për përdorim falas për dhjetë vite.

Programi, i quajtur “La Calabria ti regala la casa”, përfshin 50 prona në 26 bashki me më pak se 5 mijë banorë. Për të aplikuar, kandidatët duhet të jenë mbi 18 vjeç dhe të kenë jetuar jashtë Kalabrisë për të paktën tre vite.

Një kusht i rëndësishëm është zhvendosja e vendbanimit kryesor në rajon për dhjetë vite. Banesat nuk mund të jepen me qira apo të përdoren për qëllime turistike. Përparësi do të kenë familjet me fëmijë, çiftet e reja, prindërit e vetëm, emigrantët që rikthehen, punonjësit në distancë dhe personat me aftësi të kufizuara.

Aplikimet janë hapur më 5 nëntor dhe përfundojnë më 18 dhjetor. Sipas të dhënave të institutit italian të statistikave, popullsia e Kalabrisë është zvogëluar me 6,4% gjatë dekadës së fundit. Autoritetet shpresojnë që kjo nismë të rikthejë jetën në fshatrat dhe qytetet e vogla.

Kalabria njihet për plazhet, malet dhe qytezat mesjetare, por vazhdon të përballet me largimin e banorëve, veçanërisht të rinjve. Banesa të përfshira në program gjenden në Torre di Ruggiero, San Mango d’Aquino, Cessaniti dhe disa vendbanime të tjera të rajonit.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

LIFESTYLE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.