Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gjykata rrëzon vendimin e mazhorancës, Bardhi: Rama kërkon një Kuvend pa opozitë! Përgjegjësit do të përbal... Kuçana pas seancës në GJKKO: Balla shmang drejtësinë, unë jam e ardhmja, ai është e shkuara Rama lajkaton Marta Kosin për progres-raportin, komisionerja flet për shifra, ‘harron’ demokracinë Trump i kërkon Putinit të “tërhiqet” nga agresioni në Evropë Akuza se drejtoi ndeshjen i dehur, arbitri Hattab thyen heshtjen: Testet mjekësore më nxorën të pastër Moti i keq, përmbyten rrugët e Vlorës Aksidentet rrugore në rritje, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për përkeqësimin e sigurisë Stuhi historike në SHBA, New York-u përballet me përmbytje, erëra të forta dhe kaos në fluturime Mblidhen 107 mijë firma për referendumin për shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe Investimeve Strategjike EMRAT/ Kallashnikovë dhe maska silikoni, 4 të arestuar në Fier e Lushnjë Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi drejt Apelit, mbrojtja ka afat deri sot për të kundërshtuar vendimin në ... 302 milionë dollarë kredi për HIMARS, Dogjani: Si topat e Mato Grudës! Korrupsioni në mes, s’do të përdoren...
POLITIKE

Gjykata rrëzon vendimin e mazhorancës, Bardhi: Rama kërkon një Kuvend pa opozitë! Përgjegjësit do të përballen me drejtësinë

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila shfuqizoi përjashtimin 60-ditor të tij dhe deputetit Klevis Balliu nga...

P
Piranjat27 November 2026, 12:59 · 4 min lexim
Gjykata rrëzon vendimin e mazhorancës, Bardhi: Rama kërkon

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Tiranës, e cila shfuqizoi përjashtimin 60-ditor të tij dhe deputetit Klevis Balliu nga punimet e Kuvendit, duke urdhëruar ekzekutimin e menjëhershëm.

Në një postim në rrjetet sociale, Bardhi e cilëson vendimin e mazhorancës si një akt arbitrar dhe shkelje të të drejtave kushtetuese të opozitës, ndërsa akuzon kryeministrin Edi Rama se synon një Kuvend pa zë kritik dhe një opozitë të nënshtruar.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së paralajmëron gjithashtu përgjegjësi ligjore për Ulsi Manjën, Arkend Ballën dhe Saimir Hasallën, të cilët i identifikon si firmëtarë të vendimit të rrëzuar nga gjykata, duke theksuar se askush nuk mund të fshihet pas urdhrave politikë për t'iu shmangur ligjit.

Reagim i kryetarit të Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi:

Ndalimi arbitrar dhe me forcën e strukturave të sigurisë i deputetëve të opozitës për të marrë pjesë në punimet e Kuvendit u konstatua sot nga gjykata si i paligjshëm. Ky vendim konfirmon se pengimi i përfaqësuesve të zgjedhur për të ushtruar të drejtën dhe përgjegjësinë e tyre kushtetuese nuk është thjesht një akt arbitrar, por një shkelje që cenon drejtpërdrejt demokracinë dhe shtetin e së drejtës.

Praktika të tilla antidemokratike janë të papranueshme për një vend që pretendon të jetë në rrugën e integrimit europian. Shqipëria, nën qeverisjen e Edi Ramës, është kandidate për anëtarësim në Bashkimin Europian në letër, por sjellja e kësaj qeverie dëshmon një mentalitet politik që i përket një kohe tjetër: kohës së partisë-shtet, ku pushteti kërkon të kontrollojë gjithçka dhe opozita trajtohet si armik, jo si pjesë thelbësore e demokracisë.

Nuk habitem aspak nga kjo sjellje e shumicës parlamentare. Projekti politik i Edi Ramës duket se është një Kuvend pa opozitë, një pushtet pa zë kritik dhe një Shqipëri e nënshtruar ndaj vullnetit të një njeriu të vetëm. Por demokracia nuk është pronë e kryeministrit dhe Kuvendi nuk është oborri i tij personal!

Ulsi Manja, Arkend Balla dhe Saimir Hasalla, tre firmëtarët e vendimit për pengimin e paligjshëm të deputetëve të opozitës, duhet ta kuptojnë se firmat dhe veprimet e tyre nuk i vendosin mbi ligjin. Përgjegjësia për çdo shkelje të ligjit dhe çdo shpërdorim të detyrës do të hetohet dhe do të marrë përgjigjen që meriton përpara drejtësisë.

Le të mos kenë asnjë iluzion: pushteti është i përkohshëm, ndërsa përgjegjësia përpara ligjit mbetet. Dhe historia politike e Edi Ramës ka treguar se ata që sot përdoren për të zbatuar urdhrat e tij, nesër braktisen si leçkë prej tij. Askush nuk duhet të mendojë se do të mund të fshihet përgjithmonë pas urdhrit politik për t'iu shmangur përgjegjësisë ligjore.

Opozita nuk do të intimidohet, nuk do të heshtë dhe nuk do të heqë dorë nga e drejta për të përfaqësuar qytetarët. Kuvendi i Shqipërisë nuk është pronë e Edi Ramës dhe demokracia shqiptare nuk mund të vihet në shërbim të pushtetit të tij!

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.