Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kuçana pas seancës në GJKKO: Balla shmang drejtësinë, unë jam e ardhmja, ai është e shkuara Rama lajkaton Marta Kosin për progres-raportin, komisionerja flet për shifra, ‘harron’ demokracinë Trump i kërkon Putinit të “tërhiqet” nga agresioni në Evropë Akuza se drejtoi ndeshjen i dehur, arbitri Hattab thyen heshtjen: Testet mjekësore më nxorën të pastër Moti i keq, përmbyten rrugët e Vlorës Aksidentet rrugore në rritje, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për përkeqësimin e sigurisë Stuhi historike në SHBA, New York-u përballet me përmbytje, erëra të forta dhe kaos në fluturime Mblidhen 107 mijë firma për referendumin për shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe Investimeve Strategjike EMRAT/ Kallashnikovë dhe maska silikoni, 4 të arestuar në Fier e Lushnjë Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi drejt Apelit, mbrojtja ka afat deri sot për të kundërshtuar vendimin në ... 302 milionë dollarë kredi për HIMARS, Dogjani: Si topat e Mato Grudës! Korrupsioni në mes, s’do të përdoren... Vodhi në familjen mbretërore/ DAILY MAIL: Shqiptari hyri me gomone dhe avion në Britani 3 herë në 4 vite
POLITIKE

Rama lajkaton Marta Kosin për progres-raportin, komisionerja flet për shifra, ‘harron’ demokracinë

Edi Rama vendosi të lajkatojë sot Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, gjatë samitit në Tiranë. Këto lajka vijnë pasi raportimeve se Edi Rama ishte tërbuar me raportin e progresit të Komisionit...

P
Piranjat27 November 2026, 12:37 · 3 min lexim
Rama lajkaton Marta Kosin për progres-raportin, komisionerja flet për

Edi Rama vendosi të lajkatojë sot Komisioneren e Zgjerimit, Marta Kos, gjatë samitit në Tiranë.

Këto lajka vijnë pasi raportimeve se Edi Rama ishte tërbuar me raportin e progresit të Komisionit Evropian, që damkoste qeverisjen e tij në çdo aspekt.

“Dua tashmë t’i jap fjalën komisioneres Kos dhe ta falënderoj të për angazhimin e jashtëzakonshëm ndaj Ballkanit Perëndimor.

Ta falenderoj që ka qenë një zë i fortë në emrin tonë dhe ta falënderoj që është një zë i fortë në emër të BE kur vjen fjala apo kur bëhet fjalë të na thotë si të rrimë drejt dhe të mos bëjnë lëvizje që mund të sjellin pasoja në vonesë.

Kështu që e dashur Marta, faleminderit për gjithçka,” tha Rama.

Kurse komisionerja foli për shifra, por nuk u ndal aspak tek çështjet e demokracisë apo të sundimit të ligjit.

“Shqipëria ka zbatuar 80% të reformave dhe do të marrë 185.6 milionë euro në pagesën e katërt, ndërsa Maqedonia e Veriut ka zbatuar 56% dhe do të marrë 79 milionë euro.

Ky Plan i Rritjes kishte si synim rezultatet dhe rritjen. Kur të arriheshin këto rezultate, vendet do të merrnin përfitimet përkatëse. Kjo do të thotë se Mali i Zi dhe Shqipëria do të marrin 15% më shumë, ndërsa Maqedonia e Veriut 10% më shumë”, tha Kos ndër të tjera.

Një ditë më parë, Kos foli edhe për çështjen e protestave.

“Qytetarët që kërkojnë veprime kundër korrupsionit, transparencë më të madhe ose mbrojtje të mjedisit mund ta ndihmojnë vendin drejt BE-së”, tha ajo, duke shtuar se marrja seriozisht e këtyre shqetësimeve do të fuqizonte besueshmërinë e vendit.

Protestuesit shprehen të zhgënjyer nga qasja e BE-së dhe kërkojnë mbështetje më të qartë nga Brukseli, pasi e konsiderojnë kauzën e tyre proeuropiane. “Shqipëria në BE pa Edi Ramën” është një nga sloganet e protestës.

Aktivisti Edison Lika vlerëson se gjatë gjithë kësaj periudhe ka munguar një reagim i qartë dhe i drejtpërdrejtë nga drejtuesit e Komisionit Europian. Ai e konsideron këtë heshtje zhgënjyese për qytetarët që shohin te BE-ja një garant të demokracisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.