Kuçana pas seancës në GJKKO: Balla shmang drejtësinë, unë jam e ardhmja, ai është e shkuara
Ilirjana Kuçana ka dalë nga GJKKO, ku u zhvillua seanca pajtimore në konfliktin me Taulant Ballën, por ka deklaruar se nuk ka pranuar pajtimin. Kuçana tha se Balla nuk u paraqit në seancë, por kishte...

Ilirjana Kuçana ka dalë nga GJKKO, ku u zhvillua seanca pajtimore në konfliktin me Taulant Ballën, por ka deklaruar se nuk ka pranuar pajtimin.
Kuçana tha se Balla nuk u paraqit në seancë, por kishte paguar një studio ligjore, ndërsa e akuzoi atë për hedhje balte dhe mllef politik ndaj personave që i dalin kundër.
Në deklaratën për mediat, Kuçana e cilësoi veten si promovuese të dijes dhe jo të dhunës, duke iu drejtuar Ballës me fjalët: "Unë jam e ardhmja, ju jeni e shkuara".
Ajo gjithashtu u bëri thirrje shqiptarëve të marrin pjesë në protestë.
Prononcimi i plotë:
Ilirjana Kuçana: Përshëndetje të gjithëve. Sapo kam dalë nga GJKKO-ja, ku duhet të them që nuk kam pranuar të pajtohem me zotin Balla. E prita zotin Balla të vinte, por nuk erdhi. Me sa duket është mësuar ta shmangë rrugën për drejtësi, por i them zotit Balla që do duhet ta mësojë rrugën për drejtësi, do duhet të vijë më shpesh. Zoti Balla kishte paguar një studio ligjore. Mendova që do t'i ruante lekët për të paguar këstin e kredisë, siç tha 'e kam shtëpinë me kredi', po me sa duket zoti Balla ka para. Unë i them zotit Balla që as nuk mbaj molotov në çantë, as nuk jam njeri që promovoj dhunën, jam njeri që promovoj dijen, ndërsa ndryshe nga ju zoti Balla që akuzoheni për vrasje, akuzoheni për korrupsion, akuzoheni për korrupsion në call centera, pra ne jemi dy botë krejt të ndryshme. Unë jam e ardhmja zoti Balla, ju jeni e shkuara. Nga ana tjetër më lejoni t'ju them që siç ka thënë edhe ambasadori amerikan, është e qartë që zoti ambasador tha që jo vetëm se do t'ju gjenden paratë e korrupsionit, por çdo zyrtar që ka abuzuar me ligjin do duhet të përgjighet pikërisht përpara drejtësisë. Më lejoni të bëj dhe një thirrje, nesër shqiptarët në një ditë të shënuar, do të ngrenë flamurin kuq e zi dhe sovrani nesër do të marrë shtetin. Pra shqiptarët do të vendosin nesër, prandaj u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të protestojnë dhe të marrin drejtimin e shtetit. Faleminderit.
Pyetje: Në seancë vetëm pajtimi ishte në shqyrtim apo?
Ilirjana Kuçana: Atëherë, ishte një seancë pajtimore ku unë nuk pajtohem për dinjitetin tim, sepse zoti Balla është mësuar të hedhë baltë mbi këdo dhe mllefin dhe urrejtjen politike që e ka për personazhe të caktuara, mundohet t'ia hedhë kujdo. Nuk është faji i opozitës, nuk është faji i atyre që protestojnë që zoti Balla ka probleme me drejtësinë. Këto janë probleme që zoti Balla duhet t'i zgjidhë me drejtësinë. Dhe zoti Balla dhe të gjithë politikanët duhet të mësojnë që mos të akuzojnë, mos të hedhin mllef dhe mos të kenë vrer për cilindo që ju del kundër. Faleminderit.
Lexo edhe
POLITIKE
Rama lajkaton Marta Kosin për progres-raportin, komisionerja flet për shifra, ‘harron’ demokracinë

Mblidhen 107 mijë firma për referendumin për shfuqizimin e Paketës së Maleve dhe Investimeve Strategjike

302 milionë dollarë kredi për HIMARS, Dogjani: Si topat e Mato Grudës! Korrupsioni në mes, s’do të përdoren kurrë

Tirana pret liderët e Ballkanit Perëndimor, Rama dhe Marta Kos konferencë të përbashkët për shtyp

Marta Kos lidh shqetësimet e protestuesve me negociatat e anëtarësimit në BE





