Zhupa: Më 28 nëntor të gjithë në shesh kundër kësaj qeverie
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi mazhorancën në Kuvend për mungesë përgjegjësie lidhur me dhunën policore ndaj protestuesve. Gjatë fjalës së saj, Zhupa iu drejtua...

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, akuzoi mazhorancën në Kuvend për mungesë përgjegjësie lidhur me dhunën policore ndaj protestuesve. Gjatë fjalës së saj, Zhupa iu drejtua kryetarit të Kuvendit, duke e akuzuar për standarde të dyfishta në reagimin ndaj gjuhës së përdorur nga deputetët e mazhorancës dhe opozitës.
Deputetja demokrate ngriti shqetësimin për rastet e dhunës ndaj protestuesve dhe mungesën e ndëshkimit të punonjësve të policisë.
“Ju, zoti kryetar, i tërhoqët vëmendjen zotit Berisha për fjalorin, por nuk i dëgjuat fyerjet dhe sharjet që kreu i grupit parlamentar të PS-së i bëri kryetarit të PD-së. Ju ka kapluar turpi. Meqë zotit Balla i intereson ndonjëherë të përmendë eurodeputetët, po ia përmend dhe unë. Si ka mundësi sot që nuk keni një polic të vetëm të dënuar, të arrestuar? Si ka mundësi që nuk gjendet se kush ia nxori syrin Erionit, apo kush e lidhi pas kangjellave Klevisin, apo kush ia çau kafkën Evës? Ju promovoni për sjellje heroike ministrin. Ju promovoni të keqen, ndaj shqiptarët nuk kanë rrugë tjetër, që të dalin në shesh dhe të kërkojnë lirinë e tyre. Më 28 Nëntor të gjithë në shesh, të gjithë kundër kësaj qeverie.”, tha ajo.
Lexo edhe
POLITIKE
“Ju nuk keni sjellë Akte Normative kur Shqipëria digjej e përmbytej”, Gjekmarkaj: Keni mbjellë frikë e korrupsion, do të korrni zemërim e...

Koçeku: Protesta është institucioni më serioz në vend, pengesë për integrimin në BE mbetet establishmenti i korruptuar politik

“Ngrije kokën o kriminel!”/ “Tao u premtonte tendera”, Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vrasjesh! Kreu i PD bllokon folt...

“Protesta e drejtë hyjnore”/ Alizoti: Akti për tubimet skandaloz, më keq se në komunizëm dhe në nazizëm. Do nxisni revoltën

Tallja me rindërtimin, Teliti: Ka qytetarë që kanë ndërruar jetë duke pritur apartamentin...

Nis seancë plenare/ Kuvendi voton Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, në rend dite edhe ndryshimet në ligjin për tubimet dhe gjobat ndaj p...

Petro Gjikuria: Tavo rrit taksat për himarjotët, ndërkohë që shërbimet publikë mungojnë

Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën Ramës





