“Ju nuk keni sjellë Akte Normative kur Shqipëria digjej e përmbytej”, Gjekmarkaj: Keni mbjellë frikë e korrupsion, do të korrni zemërim e revoltë
Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj foli në parlament kundër Aktit Normativ, që ndalon protestat në vende të caktuara. Gjekmarkaj tha se mazhoranca ka frikë nga protestat, pasi Akte Normative nuk janë sjellë në Kuvend as për zjarre, as për pensione e rroga e as për përmbytje. Në fund, theksoi se mazhoranca ka mbjellë frikë e […]

Deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj foli në parlament kundër Aktit Normativ, që ndalon protestat në vende të caktuara.
Gjekmarkaj tha se mazhoranca ka frikë nga protestat, pasi Akte Normative nuk janë sjellë në Kuvend as për zjarre, as për pensione e rroga e as për përmbytje.
Në fund, theksoi se mazhoranca ka mbjellë frikë e korrupsion dhe do të korrë zemërim e revoltë.
Agron Gjekmarkaj: Sali Berisha, 130 banda futi në burg, prandaj kjo qeveri ka urrejtje ndaj tij.
Në kohën e Pranverës Arabe, parlamentet në vendet ku ndodhën protesta, u miratuan ligje represive. Një ditë arsyeja dhe e drejta do ju mundi ju. Ju shqiptarët e rininë i doni pa dinjitet e pa ide. Ju jeni pro gjobave, sepse vendosni vetëm gjoba.
Ju nuk keni sjellë Akte Normativ kur Shqipëria digjej e përmbytej. Ju nuk keni sjellë Akte Normative për rroga e pensione. Keni mbjellë frikë e korrupsion, do të korrni zemërim dhe revoltë.
Lexo edhe
POLITIKE
Koçeku: Protesta është institucioni më serioz në vend, pengesë për integrimin në BE mbetet establishmenti i korruptuar politik

“Ngrije kokën o kriminel!”/ “Tao u premtonte tendera”, Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vrasjesh! Kreu i PD bllokon folt...

“Protesta e drejtë hyjnore”/ Alizoti: Akti për tubimet skandaloz, më keq se në komunizëm dhe në nazizëm. Do nxisni revoltën

Tallja me rindërtimin, Teliti: Ka qytetarë që kanë ndërruar jetë duke pritur apartamentin...

Nis seancë plenare/ Kuvendi voton Buxhetin 2027 dhe Paketën Fiskale, në rend dite edhe ndryshimet në ligjin për tubimet dhe gjobat ndaj p...





