Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Çmimi i biletës së urbanëve mund të rritet nga 1 Janari, operatorët: Duam TVSH 6% “Ju nuk keni sjellë Akte Normative kur Shqipëria digjej e përmbytej”, Gjekmarkaj: Keni mbjellë frikë e korr... Zbardhet vendimi i plotë i GJKKO për nënën e Monika Kryemadhit dhe dy të pandehurit e tjerë, ja çfarë vendo... Koçeku: Protesta është institucioni më serioz në vend, pengesë për integrimin në BE mbetet establishmenti i... “Ngrije kokën o kriminel!”/ “Tao u premtonte tendera”, Berisha shpërthen në akuza ndaj Ballës: Porositës vr... Pezullohet për 3 orë transporti publik, shoqata në protestës kundër rritjes së TVSH-së: E bëjmë për qytetar... Tragjedi në Ibiza/ Mbytet anija që mbante 7 mijë tonë naftë, humb jetën një marinar Paloka: Nuk e duan më në PS! Edhe Soros ia ka prerë fletën Ramës Reshjet e dëborës mbulojnë aksin Bogë-Theth, ndërhyrje për pastrimin e rrugës gjatë natës Krimi tronditës në Greqi/ Fermeri vrau me armë gjahu punëtorin 24-vjeçar bullgar dhe fshehu trupin, arresto... Celine Dion mesazh emocionues në Ditën e Falënderimeve: Zemra ime është e mbushur me mirënjohje! Parlamenti Europian miraton rregullat e reja për barnat, çfarë pritet të ndryshojë?
AKTUALITET

Çmimi i biletës së urbanëve mund të rritet nga 1 Janari, operatorët: Duam TVSH 6%

P
Piranjat26 November 2026, 11:18 · 3 min lexim
Çmimi i biletës së urbanëve mund të rritet nga 1

Transporti publik ka pezulluar përkohësisht shërbimin ditën e sotme, në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimeve të parashikuara në paketën fiskale për vitin 2027.

Shkak është rritja e TVSH-së nga 20% në 21%, e cila sipas operatorëve do të sjellë rritjen e çmimit të biletës dhe do të rëndojë financiarisht qytetarët.

Përfaqësuesit e sektorit kërkojnë që transporti publik të përfshihet në shportën e produkteve dhe shërbimeve bazë, me një normë të TVSH-së prej 6%, njësoj si produktet ushqimore. Ata argumentojnë se ky shërbim nuk është luks, por një domosdoshmëri për qytetarët që e përdorin për të shkuar në punë, shkollë apo për nevojat e përditshme.

Sipas tyre, kërkesat janë paraqitur edhe në Komisionin e Ekonomisë, ku janë argumentuar kostot dhe mundësitë për aplikimin e një norme më të ulët tatimore në këtë sektor.

“Transporti publik nuk është mjet luksi, por mjet i domosdoshëm dhe jetik për qytetarët. Kemi kërkuar që TVSH-ja të shkojë në 6%, ashtu si për produktet ushqimore. Për qytetarët është e domosdoshme që transporti publik të mos ketë kosto të shtuara dhe çmimi i biletës të mbetet në këto nivele”, u shpreh një prej përfaqësuesve të sektorit.

Ai theksoi se pezullimi i sotëm nuk është një masë e ndërmarrë për të penguar qytetarët të përdorin shërbimin, por një reagim për të parandaluar rritjen e çmimit të biletës nga 1 janari.

Një tjetër përfaqësues i transportit publik u shpreh se kjo është hera e parë që sektori ndërmerr një pezullim të plotë të shërbimit, me qëllim sensibilizimin e qytetarëve për pasojat që mund të sjellë ndryshimi i TVSH-së.

Sipas tij, operatorët kanë dorëzuar edhe dokumentacionin përkatës, ku argumentojnë se përfshirja e transportit publik në kategorinë me TVSH të reduktuar do të kishte një kosto të përllogaritur prej rreth 4 milionë eurosh, ndërsa ndryshimet në pragun e TVSH-së do të sillnin një efekt kompensues.

Përfaqësuesit e sektorit kujtuan gjithashtu se edhe gjatë krizave të mëparshme financiare kanë ndjekur fillimisht rrugët institucionale, duke iu drejtuar ministrive përkatëse dhe duke kërkuar mbështetje për përballimin e rritjes së kostove, veçanërisht të karburantit.

“Do të jemi në bisedime me të gjithë operatorët, do të shohim se çfarë do të vendoset sot në Parlament dhe më pas do të dalim me një vendim tjetër. Patjetër që do t’ju njoftojmë në kohë ju dhe qytetarët”, deklaroi përfaqësuesi i transportit publik.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.