Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Gara për Tiranën/ Adriatik Lapaj konfirmon mbështetjen për Florjan Binajn: Uroj që të mos tërhiqen të tjerë... VIDEO/ Situatë alarmante në zonën e ish-Kënetës në Durrës, mbeturinat kthehen në burim infeksioni E rëndë në Shkodër, humb jetën 34-vjeçari me detyrë elektricist  Ish-“skifteri” Dorian Puka publikon bisedat me gazetarët anglezë: Më ofruan para për të qenë në emisionet ,... Mediat greke jehonë arrestimit të grabitësit të bankave/ Nga 28 grabitjet e dyshuara në Greqi te 75 mijë eu... Aksident në aksin rrugor Qafë Plloçë–Qukës/ Mbetet e plagosur një grua nga përplasja e dy automjeteve, vijo... Dita e 163 e revoltës! Qytetarët në protestë para Kryeministrisë, kërkojnë largimin e Ramës Pasqyra e qeverisë e çon inflacionin në nivele rekord Drejtori i Autoritetit Portual Durrës, Liburn Aliu jep dorëheqjen Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergy... Përplasje mes disa automjeteve në rrethrrotullimin e Rrogozhinës, policia në vendngjarje Avokati Ndreca letër Burgjeve dhe Ministrisë së Shëndetësisë: Veliaj në gjendje kritike
BOTA

Vrau tre më të dashurit e saj, gjykata vendos për kërkesën e nënës për t’u liruar nga akuza!

P
Piranjat 9 November 2026, 23:35 · 3 min lexim
Vrau tre më të dashurit e saj, gjykata vendos për

Një gjykatës amerikan ka rrëzuar kërkesën për pushimin e akuzave për vrasje ndaj Lindsay Clancy, e cila vrau tre fëmijët e saj, duke i hapur rrugën zhvillimit të një procesi të dytë gjyqësor.

Avokatët e Clancy-t kishin kërkuar pushimin e çështjes, por gjyqtari William Sullivan, në shtetin e Massachusetts, nuk e pranoi kërkesën. Ai ka caktuar datën 16 nëntor për një seancë ku do të diskutohet koha e zhvillimit të rigjykimit, i cili sipas tij mund të mbahet në muajin mars.

Gjyqtari argumentoi se zhvillimi i një procesi të dytë nuk përbën shkelje kushtetuese dhe nuk e ekspozon të pandehurën ndaj gjykimit të dyfishtë për të njëjtën vepër penale.

Prokurorët kanë deklaruar se synojnë ta rigjykojnë 36-vjeçaren, por ende nuk kanë vendosur nëse do të kërkojnë të njëjtat akuza apo akuza më të lehta.

Martin Weinberg, avokati i Clancy-t, tha se pret që mbrojtja të kërkojë apelimin e vendimit.

Lindsay Clancy, ish-infermiere në repartin e lindjeve, vrau tre fëmijët e saj të mitur në banesën familjare në Massachusetts në vitin 2023.

Mbrojtja ka argumentuar se ajo nuk mund të mbajë përgjegjësi penale për veprimet e saj, pasi vuante nga një sëmundje mendore, konkretisht nga një gjendje e rrallë e njohur si psikozë pas lindjes.

Procesi i parë gjyqësor përfundoi pa një vendim, pasi gjykatësi shpalli pavlefshmërinë e gjykimit. Juria ishte ndarë me rezultatin 11 me 1 në favor të shpalljes së saj të pafajshme për akuzat e vrasjes.

Gjatë gjyqit të parë, nuk u kundërshtua fakti se më 24 janar 2023, në bodrumin e banesës së tyre në Duxbury, një periferi e Bostonit, Clancy kishte mbytur me llastiqe ushtrimesh vajzën Cora, 5 vjeçe, djalin Dawson, 3 vjeç dhe foshnjën Callan, vetëm 8 muajsh.

Pas ngjarjes, ajo kishte prerë veten me thikë dhe ishte hedhur nga dritarja e katit të dytë në përpjekje për t'i dhënë fund jetës. Si pasojë, kishte mbetur e paralizuar.

Avokatët e saj kanë këmbëngulur se Clancy vuante nga psikoza pas lindjes dhe se duhet të shpallet e pafajshme për shkak të gjendjes së saj mendore. Në shtetin e Massachusetts, kjo mbrojtje njihet ligjërisht si mungesë e përgjegjësisë penale. /PiranjatNews/

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.