Izraeli drejt një qeverie të re, Eisenkot dhe Lieberman ndajnë postet kyçe

Udhëheqësi i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, dhe kreu i partisë Yisrael Beiteinu, Avigdor Lieberman, kanë arritur marrëveshje të rëndësishme për ndarjen e disa posteve kryesore në qeverinë e ardhshme të Izraelit, raporton televizioni izraelit i24NEWS.
Sipas burimeve të medias izraelite, marrëveshjet përfshijnë poste ministrore dhe drejtimin e komisioneve parlamentare, duke shënuar përparim në negociatat për krijimin e një koalicioni të ri qeverisës.
Një nga pikat kryesore të dakordësisë lidhet me postin e kryetarit të Knessetit, parlamentit izraelit. Eisenkot ka siguruar që kjo pozitë t'i takojë partisë së tij, Yashar.
Ndër kandidatët që po shqyrtohen për këtë post janë Elazar Stern, Matan Kahana dhe vetë Gadi Eisenkot.
Pas takimit me Liebermanin, Eisenkot pritet të zhvillojë bisedime edhe me udhëheqësin e Partisë Demokratët, Yair Golan, me synimin për të çuar përpara negociatat për një marrëveshje koalicioni.
Këto zhvillime vijnë pasi presidenti izraelit, Isaac Herzog, i dha Eisenkotit mandatin për formimin e qeverisë së re, pas mbështetjes që ai mori nga 67 deputetë të Knessetit.
Megjithatë, marrëveshjet për ndarjen e posteve nuk nënkuptojnë ende përfundimin e negociatave për koalicionin. Partitë që synojnë të formojnë qeverinë duhet të zgjidhin edhe mosmarrëveshjet për përbërjen e shumicës parlamentare dhe çështje të tjera politike.
Lexo edhe
BOTA
Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton: Pjesa praktike në maqedonisht

Frika nga një pakt Trump-Putin në kurriz të Europës, Ukraina paralajmëron për ndarjen e re të kontinentit

Macron dhe gruaja e tij ngrenë padi kundër komentatores amerikane: Brigitte nuk është burrë!

“Mos i hiqni sytë nga Bibi”/ 168 ish-krerë të sigurisë paralajmërojnë për një plan të fshehtë, çfarë pritet më 10 nëntor?

Nga Reaganizmi te radikalizmi/ Si e djathta “woke” e rrëzoi Partinë Republikane





