“Kokë turku nuk bëhem!”/ Stresi braktis protestën: “E gëzofshi! Nuk doni ta rrëzoni Ramën”
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka paralajmëruar largimin nga protesta kundër Edi Ramës, duke shprehur pakënaqësin...
Reperi i njohur Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi, ka paralajmëruar largimin nga protesta kundër Edi Ramës, duke shprehur pakënaqësin...
Kryeministri Edi Rama ia ka besuar këshillimin për çështjet e media një zonjë e cila në profilin e saj në Linkedin e ...
Kontrolli i Lartë i Shtetit në raportin për zbatimin e buxhetit të shteti 2025, ka gjetur shkelje të panumërta nga kontraktimi i ...
Një udhëtim turistik i nxënësve të gjimnazit “Naim Frashëri” në Durrës drejt Malit të Zi ësht&eum...
Një 34-vjeçar, i dyshuar për një seri vjedhjesh në Tiranë dhe Vlorë, është arrestuar nga policia. Në pranga...
Në Prishtinë do të mbahet sot protesta e pestë radhazi për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës. Tubimi...
Protesta e zhvilluar sot në Tiranë ka tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane Corriere della Sera, e cila raporton për pë...
Një fotografi ku shfaqet një kuti e kuqe e mbushur me tufa kartëmonedhash 50-euroshe është pjesë e dosjes hetimore të SPAK p...
Një shpërthim është regjistruar në orët e para të mëngjesit të 1 nëntorit në zonën e Tufinës, ...
Në muret pranë institucioneve qeveritare në Tiranë janë shfaqur parulla të shkruara nga studentë që protestojnë ku...
Partia Progresiste Serbe (SNS) mund të mos marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale, pasi Aleksandar Vuçiç dhe drejtuesit e partisë e shohin humbjen si të pashmangshme. Sipas analistëve, kandidati i listës studentore pritet të fitojë bindshëm që në raundin e parë.
Pas humbjes në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka lënë të kuptohet se partia e tij mund të mos garojë për zgjedhjen e presidentit të ri të Serbisë.
«Le t’ia dalin vetë, le t’ia dalin mes vete, le të gjejnë dy ose tre aleatë që do t'i shoqërojnë në zgjedhjet presidenciale me nga një ose dy për qind të votave secili. Është e qartë se ata po zvarriten sepse nuk dinë si të formojnë një qeveri, as si të menaxhojnë klanet, sferat e tyre të influencës, grupet e tyre», – ka deklaruar ai.
Bashkëbiseduesit e pyetur prej gazetës Danas pohojnë se Vuçiç është i vetëdijshëm se do t'i humbasë zgjedhjet në mënyrë dërrmuese dhe se pikërisht për këtë është pothuajse e sigurt se SNS-ja madje nuk do të marrë pjesë fare në to.
Milomir Mandiq, hulumtues në Demostat, shpjegoi për gazetën Danas se paralajmërimi i Vuçiqit se SNS-ja nuk do të ketë kandidat në zgjedhjet presidenciale është një përpjekje për të shmangur një rënie tjetër të popullaritetit të kësaj partie.
Rezultati i zgjedhjeve presidenciale do të ishte shumë më i keq se ai i zgjedhjeve parlamentare në shifra absolute. Prandaj, ky vendim synon të shmangë një humbje edhe më dërrmuese në krahasim me zgjedhjet parlamentare. Fitorja e padiskutueshme e kandidatit të Listës Studentore që në turin e parë të zgjedhjeve është një nga frikërat që ka shtyrë vendimin e Vuçiçit. Mandiq vlerëson se çdo përpjekje për të delegjitimuar zgjedhjen e presidentit të ri të Serbisë përmes një bojkoti të votimeve do të ketë, përkundrazi, efektin e diskreditimit të mëtejshëm të autoriteteve krahinore e lokale, si dhe të vetë SNS-së.
Siç rikujton ai, Vuçiq u zgjodh president në vitin 2022 që në raundin e parë me 2,2 miliona vota.
Kandidati për president nga Lista Studentore me siguri do të marrë një numër më të madh votash, gjë që do ta bëjë të pavlefshme çështjen e legjitimitetit të zgjedhjeve presidenciale në të cilën do të insistojë SNS-ja, përfundon Milomir Mandiq.
Sociologu Dario Hajriq shpjegon për Danas se rrëfimi sipas të cilit Lista Studentore po dështon në formimin e qeverisë është një mashtrim i qëllimshëm i opinionit publik.
Që të mund të formohet qeveria, Komisioni Zgjedhor Republikan duhet fillimisht të shpallë rezultatet zyrtare, gjë që nënkupton pritjen e turit të dytë të votimit të parashikuar për të dielën në 53 vendvotime. Më pas, studentët nuk do të kenë më pse të presin, përveç seancës konstituive të thirrur nga kryetarja në largim e kuvendit, Ana Bërnabiq. «Vuçiqi e di shumë mirë këtë, por përpiqet me çdo kusht të imponojë imazhin e Listës Studentore si të paaftë dhe të përçarë, ndonëse të dielën e kaluar mundëm të shihnim të kundërtën», deklaron i intervistuari i gazetës Danas.
Nuk do të ishte çudi që SNS-ja të mos paraqesë asnjë kandidat në zgjedhjet presidenciale, duke ditur se edhe para fiaskos të së dielës, ajo ishte e paaftë të gjente një kandidat të zotin për t'i fituar këto zgjedhje, deklaron ai.
Vuçiq nuk ka më të drejtë të kandidojë në zgjedhje, partia e tij është aq e urryer saqë nuk i lejohet më të shfaqë emrin e saj në bilborde apo të figurojë në fletëvotime, ndërsa prokuroria po hap hetime ndaj zyrtarëve të saj më të lartë. Vuçiq e di mjaft mirë se sa mund ta rrënojë një parti vargu i humbjeve zgjedhore: për katërmbëdhjetë vjet me radhë, ai e ka mbajtur opozitën në pozitë të dobët duke organizuar rregullisht zgjedhje të pjesshme sapo ajo rigrupohej. Mirëpo, vetë ai mund të pësojë dy humbje të rënda brenda tri muajve, dhe ka shumë të ngjarë të tentojë ta delegjitimojë zgjedhjen presidenciale përmes bojkotit, aq më tepër që kontrollon ende një pjesë të madhe të medieve, vlerëson Dario Hajriq.
Kujtojmë se Ana Bërnabiq ka deklaruar se zgjedhjet presidenciale do të shpallen në përputhje me Kushtetutën deri më 27 dhjetor, përveç se nëse institucionet formohen shpejt dhe dikush tjetër do të marrë funksionin e presidentit ushtrues detyre.
Konflikti për Gjykatën Kushtetuese në Poloni është një prej çështjeve kryesore në përplasjen e gjat&e...
Banka Kombëtare e Serbisë ka marrë një vendim drastik këtë të shtunë, 31 tetor, duke i hequr licencën ALTA Banka-s,...
Një episod i papritur ka tërhequr vëmendjen gjatë një tubimi elektoral të presidentit amerikan Donald Trump në Daytona Beach,...
Kriza energjetike po rikthehet në Europë, duke shtuar presionin mbi ekonomitë, bizneset dhe familjet. Rritja e fortë e çmimit të...
Një incident i dhunshëm është regjistruar në brigjet veriore të Francës, ku një emigrant i armatosur me thikë ka k&...
Autoritetet në Francë po përgatiten për një tjetër ditë protestash potencialisht të tensionuara, me një burim pran&...
Zyrtarë të Pentagonit u kanë kërkuar gjatë javëve të fundit disa vendeve anëtare të NATO-s që të zbusin d...
Departamenti amerikan i Shtetit ka miratuar shitjen e 500 raketave Patriot PAC-3 për Ukrainën, në një marrëveshje me vlerë të...
Një krizë e rëndë politike dhe institucionale ka përfshirë Poloninë, pas përplasjes për kontrollin e Gjykatës ...
Një ditë mobilizimi social në të gjitha qytetet dhe sheshet kryesore të Italisë. Përveç grevës së përgj...