Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Apeli i GJKKO prish vendimin e shkallës së parë për ish-shefin e Operacionales, ja me sa vite dënohet Oltio... Arrestimi në Greqi i Zef Preldakaj, Policia: Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar me 22 vite bur... Thellohet kriza te Nvidia, fshihen 430 miliardë dollarë nga vlera në treg pas skandalit të spiunazhit Gjermania ndalon përdorimin e dronëve kinezë në bazat ushtarake për arsye sigurie “Të ardhurat nuk mjaftojnë”/ Edhe votuesit socialistë ankohen për ekonominë Rama pritet me protesta gjatë vizitës në Dublin: Ik, Shqipëria nuk është në shitje! ‘Hajdute, hyre në Kuvend me votat e krimit’, Sara Milen e presin me protestë para SPAK Zbulimi dhe gjurmimi i nëndetëseve në Detin Baltik, NATO në "aksion" Ndahet nga jeta në moshë të re koreografi shqiptar, gjendet i pajetë në banesën e tij “Nuk kemi bojkotuar asnjë mbledhje”/ Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Mazhoranca po pengo... “Kosova nuk është Serbi!”/ Marjana Koçeku përplaset me Vladimir Štimac, reagon edhe Romana Vlahutin Piranjat investigojnë skemën e paligjshme, arrestohen dy 22-vjeçarët që falsifikonin dokumente të BE-së
AKTUALITET

Arrestimi në Greqi i Zef Preldakaj, Policia: Akuzohet për 4 vrasje, në Shqipëri është dënuar me 22 vite burg

Policia e Shtetit ka dhënë informacione mbi arrestimin në Greqi disa ditë më parë të shtetasit Zef Preldakaj alias Fran

P
Piranjat11 November 2026, 13:17 · 2 min lexim
Arrestimi në Greqi i Zef Preldakaj, Policia: Akuzohet për 4 vrasje,

Policia e Shtetit ka dhënë informacione mbi arrestimin në Greqi disa ditë më parë të shtetasit Zef Preldakaj alias Fran Preldakaj, 44 vjeç, i cili në Greqi përdorte identitetin Nikolin Pali dhe kishte ndryshuar edhe datëlindjen.

Sipas Policisë së Shtetit, 44-vjeçari ishte dënuar në Shqipëri me 22 vite burgim për përfshirjen në vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, ndërsa akuzohet nga autoritetet greke edhe për vrasjen e dy personave në Korinth, në vitin 2020.

Ngjarja për të cilën është dënuar në Shqipëri ka ndodhur në vitin 2002, në fshatin Shtoj i Vjetër, ku tre persona shkuan në subjektin e dy vëllezërve me qëllim grabitjen e xhiros ditore.

Gjatë tentativës për të marrë armën e njërit prej autorëve, njëri prej bashkëpunëtorëve hapi zjarr ndaj dy vëllezërve, të cilët humbën jetën në vendngjarje.

Sipas hetimeve, Preldakaj kishte qëndruar te dera e subjektit për të mbuluar dhe siguruar veprimet e personave të tjerë të përfshirë në grabitje, për t’u larguar më pas së bashku me ta.

Ndërkohë, në vitin 2020, autoritetet greke e akuzuan për vrasjen e një shtetasi grek dhe një shtetaseje ukrainase në Korinth, trupat e të cilëve u gjetën brenda një automjeti.

Gjithashtu, sipas policisë, 44-vjeçari rezulton me precedentë penalë në Greqi për grabitje me armë, shkelje të legjislacionit për armët dhe lojërat e fatit, si dhe posedim të lëndëve narkotike.

Autoritetet shqiptare dhe ato greke po punojne me qellimin ekstradimin e tij ne vendin tonë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.