Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset nga për vdekje 64-vjeçari që lëvizte me motomjeti... Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd... Tritoli në lokalin e Noizyt/ Babai i këngëtarit në GJKKO: Na provokuan një ditë para shpërthimit Sondazhi i Reuters: 71% e amerikanëve kërkojnë t’i jepet fund luftës në Iran, shumica kundër tarifave të Tr... SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027...
POLITIKE

2030-ta po afrohet, Rama nis të shohë pengesat te BE-ja: Askush nuk e di si do të jetë unioni pas 3 vitesh

P
Piranjat10 November 2026, 18:51 · 4 min lexim
2030-ta po afrohet, Rama nis të shohë pengesat te BE-ja: Askush nuk e

Nga Parisi, ku mori pjesë në Forumin e Paqes, Rama deklaroi se Shqipëria synon të përfundojë negociatat e anëtarësimit në fund të vitit 2027, por vetëm nëse procesi ecën sipas planit. Për anëtarësimin e plotë, ai nuk dha një garanci, duke theksuar se vendimmarrja nuk është vetëm në duart e qeverisë shqiptare.

Në këtë mënyrë, teksa objektivi i vitit 2030 mbetet ende larg realizimit, kryeministri nisi të vendosë në qendër të diskutimit një faktor tjetër: të ardhmen politike të Bashkimit Europian.

“E dini shumë më mirë se nuk premton dot asgjë për Europën. Unë kurrë nuk premtoj dot për gjëra që s’varen prej meje. Ajo që është e qartë, bazuar në progresraportin, Komisioni Europian është shprehur se 2027 është viti kur duhet të punojmë me Traktatin e Anëtarësimit dhe nëse çdo gjë shkon mirë, do t'i përmbyllim negociatat në fund të vitit të ardhshëm”, deklaroi Rama.

Kjo deklaratë tregon se edhe mbyllja e negociatave, një hap i domosdoshëm përpara anëtarësimit të plotë, mbetet një objektiv i kushtëzuar.

Por kryeministri shkoi edhe më tej, duke ngritur pikëpyetje mbi atë se çfarë do të ndodhë me vetë Bashkimin Europian gjatë viteve të ardhshme.

    
“Kjo do të varet se ku do të jetë BE për 2-3 vjet. Ku do të jetë Franca. Ju keni zgjedhje vitin e ardhshëm, askush nuk e di se ç'lloj France do të dalë nga këto zgjedhje. Ne duhet të bëjmë punën tonë dhe të përfundojmë punën tonë”, u shpreh ai. 

Pikërisht kjo pjesë e deklaratës përbën edhe ndryshimin më të dukshëm të tonit të Ramës. Kryeministri nuk po flet vetëm për detyrat që duhet të përmbushë Shqipëria, por po e lidh realizimin e objektivit të anëtarësimit me zhvillime politike që nuk varen prej saj.

Duke përmendur zgjedhjet në Francë dhe të ardhmen e panjohur të Bashkimit Europian, Rama po i shton debatit për vitin 2030 një argument të ri: edhe nëse Shqipëria përfundon punën e saj, anëtarësimi mund të varet nga vendimet dhe klima politike në vendet anëtare.

Ky është një ndryshim i rëndësishëm në mënyrën se si kryeministri po e komunikon objektivin europian. Viti 2030 është përdorur si pikë referimi për ambicien e qeverisë, ndërsa tani Rama po thekson se nuk mund të premtojë një rezultat që kërkon edhe miratimin e vendeve të BE-së.

Në Forumin e Paqes, kryeministri foli edhe për emigracionin, duke kundërshtuar idenë se largimi i shqiptarëve duhet parë si një prirje në rritje. Sipas tij, vendi ka ndryshuar ndjeshëm gjatë dekadës së fundit dhe qytetarët sot kanë pritshmëri më të larta.

“Nuk do të thoja që është prirje në rritje për të emigruar, por pjesë e një rrugëtimi. Vendi zhvillohet, pagat rriten, ekonomia rritet, turizmi, pritshmëritë e njerëzve po ashtu. Ajo me të cilën po përballemi është evoluimi i pritshmërive më të larta. Nuk jemi vendi i 10 viteve më parë, por jemi krejt ndryshe. Dhjetë vjet më parë nuk do të shfaqeshim në shtypin francez, por sot jemi aty për plazhet, mikpritjen, pra është një vend ndryshe”, deklaroi Rama.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.