Asambleja Kombëtare e PS më 14 nëntor në Lalëz, ja mesazhi që u është dërguar anëtarëve

Partia Socialiste do të mbledhë Asamblenë Kombëtare të shtunën, më 14 nëntor, në kompleksin “Mövenpick”, në Gjirin e Lalëzit, Durrës. Mbledhja do të nisë në orën 10:30, ndërsa anëtarët janë njoftuar zyrtarisht përmes një mesazhi, ku u kërkohet të marrin masat për të qenë të pranishëm.
“Të nderuar anëtarë të Asamblesë Kombëtare të PS! Ju njoftojmë që ditën e shtunë (14.11.2026), ora 10:30, Lalëz, Durrës do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare e Partisë Socialiste”, thuhet në mesazhin e dërguar anëtarëve të këtij forumi.
Në fokus të diskutimeve pritet të jetë përgatitja e PS-së për zgjedhjet vendore të vitit 2027, me vëmendje të veçantë te organizimi dhe ristrukturimi i strukturave partiake në të 46 bashkitë e vendit. Një nga çështjet që pritet të marrë vëmendje është edhe formula që do të ndiqet për përzgjedhjen e kandidatëve socialistë për kryetarë bashkish, në kuadër të procesit të përgatitjes për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Po ashtu, mbledhja pritet të zhvillohet në një moment me zhvillime dhe diskutime politike brenda Partisë Socialiste, çka e bën atë të rëndësishme edhe për sa i përket qëndrimeve dhe debateve mes figurave të kësaj force politike. Megjithatë, deri më tani, Partia Socialiste nuk ka bërë publike axhendën zyrtare të mbledhjes apo temat konkrete që do të jenë pjesë e diskutimeve.
Lexo edhe
POLITIKE
“Varfëri e korrupsion”/ TV publik zviceran: Të rinjtë shqiptarë protesta kundër Ramës

Veliaj kërkon të marrë pjesë në Asamblenë e PS, letër SPAK-ut dhe Sekretarit të Përgjithshëm

Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës

Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama

Rama po shpopullon Shqipërinë, Xhaferri: Ai është i lidhur me botën e krimit dhe po bën pastrimin e parave të tyre

“Nuk eksportojmë thuajse asgjë në BE”, Tabaku nga Brukseli: Integrimi ekonomik kërkon investime

Spahia: Nuk ka shërbim prove për ata që vjedhin të ardhmen tonë, Benet Beci duhet të largohet

Studentët shqiptarë kërkojnë provimin 100% në shqip, kryeministri Mickoski kundërshton





