Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Prokuroria e Tiranës sekuestron 29 pasuri, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike Juventusi përgatit ofertën e majme për Taylor, Lazio vendos të mos shesë në janar Kosova kthen në kufi 27 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia “Shtyni seancën, duhet të operohem”/ Ols Dado për kërkesën e Veliaj: Gjenda s’është emergjente! S’ të ndalo... Qeveria shpërfill kërkesat e Brukselit, refuzon shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për shtyrjen e seancës Skandali me këngën nacionaliste serbe/ Gazetari: Marta Kos nuk reagoi vetë, e detyruam përmes pyetjeve Scaloni “tërbon” tifozët, i rihap Messi-t derën e Argjentinës Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje ... Trafik droge dhe kontrabandë ilaçesh/ Prokuroria sekuestron 29 pasuri të Ilir Shehut Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda në Itali
AKTUALITET

Prokuroria e Tiranës sekuestron 29 pasuri, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 29 pasuri që i përkasin shtetasit me iniciale I

P
Piranjat17 November 2026, 12:46 · 5 min lexim
Prokuroria e Tiranës sekuestron 29 pasuri, mes tyre edhe 4 kompani

Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar 29 pasuri që i përkasin shtetasit me iniciale I.Sh. Mes pasurive të sekuestruara janë kompanitë “Medicamenta”, “Mega Store”, “Unipharma” dhe “Italialbania Pharma”, tetë prona të paluajtshme, tetë automjete dhe pasuri të regjistruara në emër të subjekteve të lidhura me të. I.Sh është dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge. Sipas prokurorisë, autoritetet italiane e identifikuan si pjesë të një skeme kontrabande ilaçesh mes Italisë dhe Shqipërisë.

Njoftimi i plotë i Prokurorisë së Tiranës

Sekuestrohen me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme të shtetasit I.Sh, alias I.P përfshirë subjektet ‘Medicamenta’, ‘Mega Store’, ‘Unipharma’ dhe ‘Italialbania Pharma’ si dhe tetë prona të paluajtshme dhe tetë automjete dhe prona të regjistruara në subjekte të lidhura me të.

Nga hetimet mbi procedimin pasuror nr.23, të nisur mbi bazën e akteve të përcjella nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit mbi ankesën se ky shtetas dhe personat e lidhur me të zotërojnë një sërë pasurish të përfituara në mënyrë të paligjshme nga përfshirja në ativitetin kriminal të lëndëve narkotike, rezultoi se shtetasi I.Sh alias I.P  ishte zbuluar nga autoritetet italiane si pjesë e një skeme të sofistikuar kontrabande me ilaçe mes Italisë dhe Shqipërisë.

Nga hetimet rezultoi se ai kryente blerje të ilaçeve në Itali me faturë zyrtare, ku regjistronte mbi 10 artikuj të ndryshëm farmaceutikë. Në momentin e eksportit për në Shqipëri, dokumentacioni kalon doganën italiane me vlerë dhe peshë reale. Në doganën shqiptare ndodhte manipulim pasi ruhej vlera dhe pesha por shkurtohej lista e artikujve, duke deklaruar vetëm 4 ose 5 produkte, ndërsa pjesa tjetër futej në tregun shqiptar pa dokumentacion të rregullt. Një pjesë e këtyre barnave, legalizohen nëpërmjet një operatori tjetër, me qëllim të fshihen gjurmët e origjinës së kontrabandës.

Ky shtetas rezultoi se krijoi një pasuri të ngritur mbi aktivitet kriminal dhe mungesë kontrolli institucional. Ai zotëron dy godina biznesi në Tiranë, të krijuar me kapital pas dënimit për trafik ndërkombëtar droge në Itali. Për më tepër, aksioneri italian i Medicamenta është një shtetas italian nën akuzë për korrupsion në vendin e tij. Pavarësisht këtyre fakteve, kompanitë e Shehut kanë operuar lirisht në tregun shqiptar, pa iu nënshtruar ndonjë kontrolli serioz pasuror ose ligjor, edhe pse ligji antimafia parashikon sekuestrim të pasurive për individë të dënuar për trafik ndërkombëtar droge.

Nga analiza e fakteve dhe e dokumentacionit të administruar për sa i përket pasurisë se luajtshme të shtetasit I. Sh. alias I.P., rezulton se kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe dyshohet se kjo pasuri e luajtshme, të jetë fituar si rezultat i veprimtarisë së tij kriminale, i dënuar për kryerjen e veprave penale “Përfitim i mallrave të vjedhura”, “Pengmarrje” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

Për sa më sipër, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkoi sekuestrimin e pasurisë të paluajtshme e të luajtshme të subjekteve si më poshtë vijon:

Pasuritë e sekuestruara

1. Pasuria me nr. 211/1/59, Z.K 2119, vol. 12, fq. 12, Rurale 2,

2. Pasuria me nr. 53/84, Z.K 2735, vol. 9, fq. 219, Rurale 1,

3. Pasuria me nr. 211/1/46, Z.K 2119, vol. 10, fq. 237, Rurale 2,

4. Pasuria me nr. 211/1/45, Z.K 2119, vol. 10, fq. 236, Rurale 2,

5. Pasuria me nr. 211/1/42, Z.K 2119, vol. 10, fq. 218, Rurale 2,

6. Pasuria me nr. 211/1/48, Z.K 2119, vol. 11, fq. 76, Rurale 2,

7. Pasuria me nr. 211/1/72, Z.K 2119, vol. 12, fq. 149, Rurale 2,

8. Pasuria me nr. 211/1/91, Z.K 2119, vol. 14, fq. 8, Rurale 2.

Për subjektin: Mega Store shpk:

1. Pasuria me nr. 211/1/49, Z.K 2119, vol. 11, fq. 77, Ruale 2.

Pasuri të luajtshme: MEGASTORE:

1. Peugeot, vitprodhimi 2018,

2. Volksëagen Jetta, vitprodhimi 2015,

3. Mercedez Benz GLE 2019,

4. Skoda Kodiaq, vitprodhimi 2019,

5. Volksëagen Caddy, vitpordhimi 2018,

6. Volksëagen ID.3, vitprodhimi 2024,

7. Land Rover Defender,

8. Peugeot, vitprodhii 2018.

Sekuestrimin e subjektit:

1. ‘I. Sh’, PF; subjektin ‘MEDICAMENTA’ shpk,

2. Subjektin ‘MEGASTORE’ shpk;

3. Subjektin I.Sh. PF;

4. Subjektin I.Sh. PF;

5. Subjektin ‘UNIPHARMA’ shpk; dhe

6. Subjektin ‘ITALIALBA PHARMA’ shpk.

Pasuritë në emër të subjektit  Hajrie Shehu

1. Pasuria me nr. 218, Z.K 3640, vol. 3, fq. 144, ZVRPP Elbasan,

2. Pasuria me nr. 221, Z.K 3640, vol. 3, fq. 146, ZVRPP Elbasan,

3. Pasuria me nr. 284, Z.K 3640, vol. 2, fq. 141, ZVRPP Elbasan,

4. Pasuria me nr. 175, Z.K 3640, vol. 3, fq. 103, ZVRPP Elbasan,

5. Pasuria me nr. 1001, Z.K 3640, vol. 4, fq. 8, ZVRPP Elbasan, dhe

6. Pasuria me nr. 100/8, Z.K 3640, vol. 4, fq. 16, ZVRPP Elbasan.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.