Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Shtyni seancën, duhet të operohem”/ Ols Dado për kërkesën e Veliaj: Gjenda s’është emergjente! S’ të ndalo... Qeveria shpërfill kërkesat e Brukselit, refuzon shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për shtyrjen e seancës Skandali me këngën nacionaliste serbe/ Gazetari: Marta Kos nuk reagoi vetë, e detyruam përmes pyetjeve Scaloni “tërbon” tifozët, i rihap Messi-t derën e Argjentinës Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje ... Trafik droge dhe kontrabandë ilaçesh/ Prokuroria sekuestron 29 pasuri të Ilir Shehut Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online Pianisti robot me 53 gishta sfidon muzikantin Roberto Prosseda në Itali “Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”/ Reagimi i Thaçit pas vendimit të dytë të Hagës... Veliaj kërkon shtyrjen e seancës në GJKKO: Gjendja shëndetësore më pengon të jem i pranishëm “O shpirt! O bir!”/ Mbërrin në Policinë e Fierit trupi i pajetë i shefit të Krimeve të Vlorës, të afërm dhe...
AKTUALITET

“Shtyni seancën, duhet të operohem”/ Ols Dado për kërkesën e Veliaj: Gjenda s’është emergjente! S’ të ndaloi të kërkojë të ishte pjesë e Asamblesë së PS…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar të marrë pjesë fizikisht në seancën gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. Përmes një letre drejtuar gjykatës, Veliaj ka ngritur shqetësimin për gjendjen e tij shëndetësore, duke pretenduar se i është rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale, por se nuk ka mundur të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm mjekësor, […]

P
Piranjat17 November 2026, 12:38 · 2 min lexim
“Shtyni seancën, duhet të operohem”/ Ols Dado për

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar të marrë pjesë fizikisht në seancën gjyqësore që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme. Përmes një letre drejtuar gjykatës, Veliaj ka ngritur shqetësimin për gjendjen e tij shëndetësore, duke pretenduar se i është rekomanduar një ndërhyrje kirurgjikale, por se nuk ka mundur të sigurojë dokumentacionin e nevojshëm mjekësor, pasi nuk ka marrë përgjigje për kërkesën e tij.

“Për shkak të gjendjes shëndetësore për të cilën më është rekomanduar ndërhyrje kirurgjikale, kam 10 ditë që kërkoj dokumentacionin mjekësore, por smë është dhënë asnjë shpjegim. Kjo situatë më pengon të marr pjesë në gjykim dhe kërkoj që seanca gjyqësore të shtyhet”, thuhej në letër.

Pas pretendimeve të Veliajt, gjykata është tërhequr në dhomën e këshillimit dhe i ka kërkuar SPAK informacion nëse disponon të dhëna zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të të pandehurit.
Prokurori i SPAK, Ols Dado, deklaroi se, sipas informacionit që disponon institucioni, Veliaj nuk ka pasur një gjendje shëndetësore emergjente, ndonëse është ngritur pretendimi se ai ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

“Në dijeni të SPAK, i pandehuri nuk ka pasur gjendje emergjente shëndetësore. Thuhet që ka nevojë për ndërhyrje. Në dijeninë time, e di që ka pasur komunikime me email nga mbrojtja e Veliajt. Drejtoria e Burgjeve ka arsyet e saj dhe po e ndjek në mënyrë strikte rregulloren. Gjendja nuk është emergjente”, u shpreh Dado.

 

Prokurori shtoi gjithashtu se Veliaj ka kërkuar leje për të marrë pjesë fizikisht në aktivitete të tjera dhe se, sipas tij, gjendja e këmbës nuk e ka penguar në këto raste.

Pas deklaratës së të pandehurit, gjykata konstaton se pretendimi i të pandehurit mbetet i paprovuar. gjykata vendos të vijojë këtë seancë pa praninë e tij. Ndërsa seanca e radhës është vendosur se do të mbahet në datën 24 nëntor.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.