Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Buxhet i narkoshtetit”/ Berisha: Paketa e Ramës shkel Kushtetutën dhe ndëshkon qytetarët Prokuroria e Tiranës sekuestron 29 pasuri, mes tyre edhe 4 kompani farmaceutike Juventusi përgatit ofertën e majme për Taylor, Lazio vendos të mos shesë në janar Kosova kthen në kufi 27 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia “Shtyni seancën, duhet të operohem”/ Ols Dado për kërkesën e Veliaj: Gjenda s’është emergjente! S’ të ndalo... Qeveria shpërfill kërkesat e Brukselit, refuzon shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt për shtyrjen e seancës Skandali me këngën nacionaliste serbe/ Gazetari: Marta Kos nuk reagoi vetë, e detyruam përmes pyetjeve Scaloni “tërbon” tifozët, i rihap Messi-t derën e Argjentinës Gjekmarkaj takon aleatin e Melonit në Milano: Diskutuam për protestat në Shqipëri dhe nevojën për zgjedhje ... Trafik droge dhe kontrabandë ilaçesh/ Prokuroria sekuestron 29 pasuri të Ilir Shehut Raporti i BE: Platformat sociale dështojnë në luftën kundër mashtrimeve online
POLITIKE

“Buxhet i narkoshtetit”/ Berisha: Paketa e Ramës shkel Kushtetutën dhe ndëshkon qytetarët

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër qeverinë për mënyrën e hartimit të buxhetit, duke e cilësuar atë

P
Piranjat17 November 2026, 12:51 · 3 min lexim
“Buxhet i narkoshtetit”/ Berisha: Paketa e Ramës shkel

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar ashpër qeverinë për mënyrën e hartimit të buxhetit, duke e cilësuar atë si një buxhet të një “narkoshteti”.

Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha deklaroi se paketa fiskale shkel ligjet dhe Kushtetutën, ndërsa akuzoi qeverinë se e ka përgatitur atë në fshehtësi të plotë, pa zhvilluar konsultime publike.

Sipas tij, ndryshimet fiskale cenojnë sigurinë juridike të qytetarëve dhe bizneseve, pasi ndikojnë drejtpërdrejt në kontratat ekzistuese, planet e biznesit dhe parashikimet financiare të kompanive.

Berisha u ndal edhe te kundërshtimet e organizatave të biznesit, duke përmendur Dhomën Amerikane dhe Dhomën Gjermane të Tregtisë, të cilat sipas tij kanë protestuar kundër paketës fiskale.

Ai shtoi se qeveria ka injoruar qytetarët dhe bizneset, ndërsa sipas tij, nga kjo paketë përfiton një grup i kufizuar njerëzish, në kurriz të interesave të qytetarëve dhe sipërmarrjes.

“Ky buxhet paraqitet në Kuvend në mënyrën më tipike si buxhet i një narkoshteti, si buxheti i hartuar nga një organizatë kriminale në të cilën shtylla kryesore e të ardhurave bazohet në një paketë fiskale. Paketë fiskale që shkel të gjitha ligjet bazë të këtij vendi, kushtetutën e Shqipërisë dhe sigurinë juridike që ajo garanton për qytetarët shqiptarë, për bizneset dhe për çdo gjë tjetër në këtë vend.

Ky buxhet në kundërshtim me përcaktimet e qarta ligjore ka shkelur çdo afat të parashikuar për konsultime publike është përgatitur në fshehtësinë më të madhe sikur të ishte dokumenti më sekret i shtetit.

Me implikacione të mëdha, në xhepat e të gjithë qytetarëve shqiptarë, me indikacione të mëdha. Në të gjitha kontratat ekzistuese sot në këtë vend, në të gjitha plan bizneset, parashikimet, pra buxhet që de facto përmbys situatën shumë të disfavorshme.

Dhomat e tregtisë me shumë të drejtë, dhoma amerikane gjermane dhe të gjithë organizatat përfaqësuese dhe të interesave të biznesit kanë protestuar kanë hedhur poshtë këtë paketë që padrino i vë para faktit të kryer. Asnjë konsultim siç para shikon ligji, detyrim ligjor, injorim total i qytetarëve, i biznesmenëve dhe vendosje e një paketë nga e cila përfiton një grusht njerëzish, dhe do ndëshkohen qytetarët dhe bizneset”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.