Kosova kthen në kufi 27 tonë misër me aflatoksinë nga Serbia

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), ktheu mbrapsht në kufi me Serbinë 27 tonë misër nga Serbia, të importuara nga kompania “Ideal Group” nga Peja, pa lejuar hyrjen në tregun e Kosovës.
AUV në njoftim sqaron se produkti është misër merkantil në kokrra, i cili tregtohet si lëndë e parë dhe mund të përdoret për ushqimin e kafshëve ose për përpunim të mëtejshëm, varësisht nga destinimi i tij.
“Ngarkesa ishte eksportuar nga kompania Agro Dom Doo, Crvenka, Serbi, sipas faturës të datës 10 nëntor 2026, dhe ishte paraqitur për import në pikën kufitare të Merdarit.
Gjatë kontrollit kufitar, AUV ka marrë mostra të misrit për analiza laboratorike. Rezultatet kanë treguar praninë e aflatoksinës B1 në nivel prej 0.029 mg/kg (29 µg/kg), apo 45% mbi kufirin e lejuar prej 0.020 mg/kg (20 µg/kg)”, thuhet në njoftim.
Aflatoksina B1 është një substancë toksike që prodhohet nga disa lloje myqesh dhe mund të gjendet në misër dhe drithëra të tjera.
Nëse misri i kontaminuar përdoret për ushqimin e kafshëve qumështore, aflatoksina mund të kalojë në qumësht në formën e aflatoksinës M1, duke paraqitur rrezik për shëndetin e konsumatorëve.
Lexo edhe
KOSOVA
“Një padrejtësi nuk ndreqet nga një padrejtësi tjetër!”/ Reagimi i Thaçit pas vendimit të dytë të Hagës

Hashim Thaçi dënohet edhe me 17 muaj burg nga Gjykata Speciale për pengim të drejtësisë

Gjykatësi në Hagë: Thaçi organizoi tri grupe për të ndikuar te dëshmitarët

Grabitje e armatosur në Gjakovë, arrestohen 2 të dyshuarit, sekuestrohen armët dhe paratë

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik në Gjermani ku humbën jetën dy të rinj nga Rahoveci

Sot shpallet aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK në Hagë për “pengim të drejtësisë”

U shtir si polic e bankier, zhvati mijëra franga nga të moshuarit/ 27-vjeçari shqiptar përfundon në pranga

Dosja e kokainës/ Çfarë tha në gjykatë ish-ministri i Kulturës, Astrit Haraqija





