“Gogu më kërcënoi me porosinë e Ramës”/ Ndreca: Veliaj tha të vërtetën. Pse hesht kryeministri?!

Avokati Plarent Ndreca ka reaguar pas seancës në GJKKO ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ku në një komunikim me gazetarët foli edhe mbi pretendimet e Veliaj se ministri i Drejtësisë Toni Gogu e ka takuar në ambinetet e paraburgimit dhe e ka kërcënuar me porosi të kryeministrit Edi Rama.
Ndreca u shpreh se Veliaj ka thënë të vërtetën dhe se pretendimet e tij duhet të hetohen nga institucionet përgjegjëse. Sipas avokatit, kryeministri nuk duhet të mbajë anë në këtë përplasje, por të kërkojë zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Ndreca ngriti gjithashtu shqetësimin për mospranimin e kërkesës së tyre për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar, i cili, sipas tij, do të mundësonte shqyrtimin e dokumenteve sekrete dhe sqarimin e rrethanave të çështjes.
“Rama nuk duhet të mbajë krahë, duhet të bëjë hetime. Ne kemi thënë të vërtetën tonë dhe institucionet duhet të hetojnë. Nuk i janë përgjigjur kërkesës tonë për komision hetimor, pasi duhet të shihen dokumentet sekrete. Fakti që hesht tregon që problemi nuk është te Veliaj, por diku tjetër”, deklaroi Ndreca.
Lexo edhe
POLITIKE
“Buxhet i narkoshtetit”/ Berisha: Paketa e Ramës shkel Kushtetutën dhe ndëshkon qytetarët

Qeveria shpërfill kërkesat e Brukselit, refuzon shfuqizimin e ligjit për Zonat e Mbrojtura

Skandali me këngën nacionaliste serbe/ Gazetari: Marta Kos nuk reagoi vetë, e detyruam përmes pyetjeve

Buxheti 2027/ Bardhi: Favorizon Ramën dhe ekonominë e betonit, jo qytetarët

Dështimi i samitit të Ramës, Ceno: Sinjalet i mori pas takimit të NATO-s në Ankara, Rama do bëjë fajtor protestat

‘Barazia Gjinore’ në kushtetuese, Pano: 77 kartonat e sektit ‘rilindje’ miratuan atë që synon shkatërrimin e familjes shqiptare

Organizatat shqiptaro-amerikane letër Ramës: 10 kërkesa për protestat dhe të drejtat e qytetarëve

KLSH zbulon shkeljet në Fier/ Baçi: Subashi sfidon ligjin, bashkia zhytet në korrupsion dhe nepotizëm





