Nisi hetimet për të zbuluar rastet e personave të zhdukur, gjendet i vdekur gazetari në Meksikë

MEKSIKË- Autoritetet meksikane kanë nisur një hetim për vdekjen e gazetarit Eduardo Flores i cili hetonte rastet e personave të zhdukur. Ai u gjet i vdekur të shtunën në mbrëmje në Acapulco, sipas punëdhënësit të tij, por nuk janë bërë të ditura informacione të mëtejshme.
Organizata me seli në Londër, Article 19, ka regjistruar 181 raste të tilla që nga viti 2000 në vendin e Amerikës Latine, shumë prej të cilave janë të përqendruara në shtete me një prani të fortë të grupeve të krimit të organizuar, duke përfshirë gjashtë raste në shtatë muajt e parë të vitit 2026.
Meksika renditet si vendi i dytë më i rrezikshëm për punën e gazetarit.
“Ky sulm jo vetëm që merr jetën e një kolegu, miku dhe personi të vlefshëm, është një sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë së shprehjes”, tha Enfoque Informativo në një deklaratë.
“Nuk do të heshtim. Do të vazhdojmë t’i mbulojmë ngjarjet me të njëjtën vendosmëri dhe etikë profesionale që karakterizoi punën e Eduardo Flores Salado”, përfundoi shefi i Enfoque Informativo.
Zyra e prokurorit të shtetit të Guerreros ka hapur një hetim për vrasje, por ende nuk ka njoftuar se si u vra Flores, nuk ka konfirmuar ndonjë arrestim.
Lexo edhe
BOTAMjeku kërcënon me vrasje ish-partneren: Më ushtroi presion për marrëdhënie seksuale

SHBA-ja dhe Irani drejt një lufte të re të gjithanshme pas përshkallëzimit të shkëmbimit të zjarrit

Dyshohet se vrau tre fëmijët e saj, gjyqi i dytë i Lindsay Clancy fillon në mars të vitit 2027

Xhelozia kthehet në atentat në Itali, 20-vjeçari i ngul th*kën ish-të dashurit të partneres së tij

Guterres: E vështirë të jesh optimist për përfundimin e luftës në Ukrainë

Franca kërkon sanksione nga BE-ja kundër Iranit për shkak të sulmit kibernetik ndaj 700 supermarketeve

Bullgari, shpëtohet ekuipazhi i anijes së mallrave që u përmbys në Detin e Zi

Ndryshoi pamjen dhe mori identitetin e motrës, si u zbulua grabitësi në Turqi





