POLITIKE

Eksperti i ekonomisë: Paketa fiskale nuk zgjidh problemet reale të ekonomisë

Piranjat Përditësimi i fundit 28 October 2026, 20:24
Eksperti i ekonomisë: Paketa fiskale nuk zgjidh problemet reale të

Eksperti i ekonomisë, Klodian Muço, i ftuar në SYRI TV, ka kritikuar qeverinë për korrupsionin, mungesën e meritokracisë dhe politikat ekonomike që, sipas tij, nuk adresojnë problemet reale të vendit.

Muço u shpreh se korrupsioni në nivele të larta ndikon në efikasitetin e masave qeveritare, ndërsa emërimet dhe largimet e shpeshta të zyrtarëve tregojnë kontradiktën mes retorikës për meritokraci dhe praktikës së administratës publike.

Ai kritikoi gjithashtu mbështetjen e pamjaftueshme për arsimin, bujqësinë dhe prodhimin vendas, duke theksuar se masat e shpallura nuk u përgjigjen nevojave të këtyre sektorëve.

Sipas ekspertit, forcimi i lekut kundrejt euros dhe mungesa e masave mbështetëse për eksportuesit krijojnë vështirësi për ekonominë shqiptare.

Muço nënvizoi se pa mekanizma efikasë zbatimi dhe politika konkrete për prodhimin, masat qeveritare rrezikojnë të mos japin rezultatet e pritshme dhe të kthehen në kosto për qytetarët.

‘Sot qytetarët protestojnë sepse Shqipëria nuk funksionon. Pra, vetë qeveria ka një sërë problematikash, duke nisur nga korrupsioni në nivele të larta. Një nivel i lartë korrupsioni sjell një sërë pasojash dhe bën që edhe masat konkrete që ndërmerren të mos jenë efikase.

Problemi i qeverisë sot është mungesa e meritokracisë. E kemi parë se si emërohet një drejtor, i cili jep dorëheqjen pas dy orësh, pastaj emërohet diku tjetër pas dy ditësh dhe, një javë më vonë, po atij personi i kërkohet sërish të japë dorëheqjen.

Kjo tregon se, nga njëra anë, ti thua se do të krijosh një Ministri të Administratës Publike, e cila do të merret me vlerësimin e meritës, konkurset dhe proceset e përzgjedhjes, ndërsa, nga ana tjetër, vetë emëron zyrtarët, vetë u kërkon largimin dhe më pas ua kërkon dorëheqjen. Pra, praktikisht, kemi një retorikë që është krejtësisht e kundërt me atë që ndodh realisht.

Problemi nuk lidhet vetëm me marrjen e masave. Nëse shohim atë që është prezantuar sot, vërejmë një përpjekje shumë të madhe. Është njoftuar, për shembull, se do të subvencionohet 50% e qirasë për studentët. A është kjo një masë pozitive? Po, patjetër që është.

Por, nëse sot protestojnë studentët, duhet të pyesim: çfarë ke bërë për ta? A e ke rritur buxhetin për arsimin? Pak ose aspak.

Sot fole me të drejtë për prodhimin dhe biznesin. Po çfarë ka ndodhur me bujqësinë? Bujqësia është një sektor shumë i rëndësishëm i ekonomisë shqiptare, por buxheti i saj është rritur me vetëm 1 miliard lekë. Pra, praktikisht, kjo nuk u përgjigjet nevojave të këtij sektori kaq të rëndësishëm.

Prej vitesh flitet për nevojën e rimbursimit të drejtpërdrejtë të TVSH-së te prodhuesi, në mënyrë që paratë dhe subvencionet të shkojnë drejtpërdrejt te ai dhe jo në mënyrë indirekte. A ka ndonjë masë konkrete? A ka ndryshuar qasja në këtë drejtim? Jo.

Praktikisht, masat mund të jenë të mira në vetvete, por, nëse nuk ke mekanizma kontrolli dhe instrumente që mundësojnë zbatimin e tyre me efikasitet, e gjithë kjo përpjekje jo vetëm që nuk sjell rezultate, por mund të kthehet edhe në një kosto për qytetarët.

Nëse shohim edhe raportin e fundit të Eurostat-it, ai tregoi se Shqipëria ka pabarazi të lartë. Edhe vetë kryeministri e pranoi se në vend ka polarizim ekonomik. Por cila ishte masa e propozuar për këtë polarizim? Taksimi me 23% i pagave mbi 750 mijë lekë.

Po të pyesësh se sa persona në Shqipëri përfitojnë nga ky prag, kam përshtypjen se, edhe nëse duam të jemi optimistë në vlerësim, nuk mund të them me saktësi, por bëhet fjalë për disa qindra, më pak se një mijë persona që përfitojnë nga kjo masë. Pra, në vetvete, ti nuk e ke zgjidhur këtë polarizim të theksuar të ekonomisë duke vendosur një taksë që prek kaq pak persona. Kjo nuk është zgjidhja reale që i ofron biznesit.

Ti përmende me të drejtë edhe çështjen e euros, e cila po vazhdon të zhvlerësohet. Më saktë, nuk është euroja që po zhvlerësohet, por është monedha jonë që po forcohet në raport me euron.

Një raport i Eurostat-it tregonte se, gjatë 16 viteve të fundit, monedha jonë ishte ajo që ishte vlerësuar më shumë në raport me 42 monedha të tjera. Kjo të tregon se ka diçka që nuk shkon, sepse ne kemi një ekonomi të vogël.

Në fund të vitit 2027, supozohet që Prodhimi i Brendshëm Bruto i Shqipërisë të arrijë rreth 30 miliardë euro. Pra, jemi një ekonomi me peshë të papërfillshme në nivel evropian apo global. Si ka mundësi që monedha jonë po forcohet kaq shumë?

Atëherë lind natyrshëm pyetja: pa dashur të përsërisim arsyet që i kemi shpjeguar disa herë, a kishim mekanizma për ta frenuar këtë situatë? Po, patjetër.

Mund të shkosh në Maqedoninë e Veriut, në Hungari apo në shumë shtete të tjera evropiane që nuk e kanë euron si monedhë kombëtare. A mund të paguash në restorant apo në supermarket me një monedhë të huaj, nëse nuk ke monedhën vendase? A mund të shesësh një shtëpi, aq më tepër një shtëpi në valutë të huaj?

Çfarë kemi bërë ne? I kemi lejuar të gjitha këto.

Pra, autoritetet përgjegjëse, në rastin konkret Banka e Shqipërisë, nuk kanë marrë masa konkrete dhe efikase për të frenuar këtë fenomen, për të kufizuar euroizimin e ekonomisë dhe për të mos dëmtuar më tej prodhimin.

Me të drejtë përmendëm më parë bujqësinë, por nuk thamë asnjë fjalë për industrinë prodhuese apo eksportet. A pati masa konkrete për këta sektorë? Të paktën sot, ndoshta më ka shpëtuar ndonjë gjë, por nuk pashë ndonjë masë konkrete se çfarë do të bëhet për prodhimin vendas apo për t'iu përgjigjur ankesave të eksportuesve.

Vetë ju keni publikuar me të drejtë qëndrimet e Shoqatës së Manifakturës, e cila kërkon një sërë masash për të mbështetur sektorin.’, u shpreh ndër të tjera eksperti Klodian Muço në SYRI TV.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?