POLITIKE

Protesta/ Aktivisti: Rama po godet klasën e mesme, nuk ka dialog kur policia dhunon qytetarët

Piranjat Përditësimi i fundit 28 October 2026, 19:43
Protesta/ Aktivisti: Rama po godet klasën e mesme, nuk ka dialog kur

Aktivisti Andi Tepelena, foli për protestën e studentëve, lëvizjen e nisur me protestat e flamingove dhe reagimin e qeverisë ndaj revoltës qytetare.

 Ai e cilësoi këtë lëvizje si një shprehje të pakënaqësisë ndaj keqqeverisjes dhe korrupsionit, duke theksuar se studentët po vijojnë një protestë që ka krijuar përvojën e saj ndër muaj.

Sipas Tepelenës, protesta e nisur për një çështje mjedisore mori përmasa kombëtare, ndërsa në fazën e tanishme stafetën e kanë marrë të rinjtë dhe studentët, të cilët janë angazhuar edhe në organizimin e saj.

 Ai vlerësoi bashkëpunimin mes dy lëvizjeve, duke nënvizuar se protesta studentore nuk lindi nga hiçi, por u mbështet edhe në përvojën e krijuar gjatë protestave të mëparshme.

 Duke komentuar krahasimet me Lëvizjen Studentore të Dhjetorit 1990, Tepelena u shpreh se bëhet fjalë për dy kontekste historike të ndryshme. Sipas tij, në vitin 1990 kërkohej kalimi nga regjimi komunist në një sistem demokratik, ndërsa sot protestuesit përballen me atë që ai e cilësoi si korrupsion endemik, keqqeverisje dhe ndikim të krimit të organizuar në institucione dhe procese zgjedhore.

 Aktivisti kritikoi edhe thirrjet e kryeministrit Edi Rama për dialog me studentët, duke argumentuar se s’mund të ketë dialog kur protestuesit përballen me dhunën e policisë.

“Natyrisht, protesta është ndërthurur me lëvizjen studentore. Ajo nisi për një çështje mjedisore, por më pas mori përmasat kombëtare që mori, sepse u shpreh e gjithë revolta e shqiptarëve për keqqeverisjen dhe korrupsionin e qeverisë Rama. Protesta vazhdon dhe format e saj janë bërë më të larmishme gjatë këtyre katër muajve. Fillimisht kishte një ritual të përnatshëm, me fjalime, marshime e të tjera. Tani protesta është pasuruar dhe stafetën e kanë marrë të rinjtë, studentët. Kjo mund të jetë faza e dytë e protestës së flamingove, në vazhdimësi të saj, edhe pse ekziston një urë bashkëpunimi dhe komunikimi mes studentëve. Kemi një dhunues dhe, nga ana tjetër, protestues që po kërkojnë një të drejtë legjitime, të shprehur edhe përmes pesë kërkesave të famshme, ku kërkohet qeveri teknike, një periudhë tranzitore dhe realizimi i zgjedhjeve të ndershme e të barabarta në këtë vend.

Këtu do të duheshin pesë SPAK për t’i çuar në bankën e drejtësisë të gjithë të korruptuarit e qeverisë.

Së pari, teknikisht, ulja e TVSH-së nuk do të thotë që çmimet ulen automatikisht, sepse gjithçka bazohet te kërkesa dhe oferta. Edhe nëse ulet TVSH-ja, kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se çmimet do të bien. Duhet parë edhe një aspekt tjetër: këtu kemi një problem strukturor të ekonomisë. Nëse flasim për produktet e shportës, fshatari që i mbjell në fusha i shet me çmim të ulët, ndërkohë që zinxhiri i shpërndarjes e rrit çmimin deri në dhjetëfish dhe nuk ka kontroll të mjaftueshëm deri te konsumatori.

Nga ana tjetër, këto janë masa që, sipas meje, synojnë të ndërhyjnë në një moment krize politike dhe institucionale, kur kryeministri është vërtet i shqetësuar për të zbutur zemërimin e qytetarëve. Mendoj se këto masa nuk do të kenë efektin e pretenduar në uljen e çmimeve, sepse kemi euron që po pëson një rënie dramatike, ndërsa çmimet mbeten shumë të larta. Sipas meje, paratë e pista që futen në treg po i rrisin çmimet në mënyrë artificiale, veçanërisht ato të banesave.

Nga ana tjetër, shohim vazhdimisht një luftë ndaj klasës së mesme. Nëse Rama ka ardhur me premtimin për ta forcuar atë, në praktikë po ndodh e kundërta. Goditet gjithmonë shtresa e mesme dhe revolta e protestës së flamingove lindi pikërisht nga kjo shtresë. Në shesh kanë qenë profesionistë të lirë, njerëz të punësuar dhe njerëz të punës. Goditet pikërisht kjo klasë e mesme, e cila është shtylla e ekonomisë shqiptare dhe krijon pavarësi nga pushteti”, tha ai.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?