Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin... Ushqimet, transporti dhe qiratë “këpusin” në mes familjet shqiptaret: 80% e rritjes së çmimeve Serbia hap “sirtarët” e drejtësisë pas humbjes së Vuçiçit Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin? Nga tenderi i laboratorëve SMART te fa...
AKTUALITET

Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre persona në Tiranë

Tre persona që shisnin paketa televizive IPTV në mënyrë të paligjshme, duke përdorur kanalet e platformave Digitalb, Tring dhe operatorëve

P
Piranjat10 November 2026, 09:56 · 2 min lexim
Shisnin kanale televizive pa licencë përmes IPTV, dënohen tre

Tre persona që shisnin paketa televizive IPTV në mënyrë të paligjshme, duke përdorur kanalet e platformave Digitalb, Tring dhe operatorëve të tjerë, janë dënuar me nga 9 muaj burgim secili. Ata u shpallën fajtorë për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

Çështja u zbulua pas kallëzimit të bërë nga kompania Digitalb në Prokurorinë e Tiranës, e cila ngriti dyshime për subjekte që reklamonin dhe shisnin në rrjetet sociale paketa televizive pa pasur të drejtat përkatëse të transmetimit.

Hetimet për procedimin penal nr. 6847, të vitit 2023, përfshinë edhe blerje të simuluara të pajisjeve dekoder, përmes të cilave u identifikuan personat që ushtronin këtë aktivitet.

Bëhet fjalë për F.Ç., pronar i subjektit “FRA SYSTEM IPTV”, i cili shiste paketa me 79 euro; E.Xh., pronar i “Elektronika Shop”, që i reklamonte paketat në Facebook me çmimin 4 mijë lekë dhe i dërgonte pajisjet me postë private; si dhe A.S., pronar i subjektit “4K Server (Kanale.al)”, i cili kryente shitjet përmes Instagramit.

Sipas hetimeve, në pajisjet që u shisnin klientëve ishin instaluar aplikacione që mundësonin aksesin në kanalet televizive me pagesë të platformave të ndryshme, pa autorizimin e operatorëve që zotërojnë të drejtat e transmetimit.

Prokuroria vlerësoi se të pandehurit kishin anashkaluar sistemet e kontrollit të aksesit dhe shpërndanin për përdorues të paautorizuar përmbajtje televizive të mbrojtur, me qëllim përfitimin ekonomik dhe shmangien e detyrimeve financiare ndaj operatorëve ligjorë.

Në përfundim të procesit, gjykata i shpalli fajtorë të tre personat për “Mashtrim kompjuterik”, vepër e parashikuar nga neni 143/b, paragrafi 1, i Kodit Penal, duke i dënuar me nga 9 muaj burgim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.