Nga arratisja spektakolare nga burgu te grabitja e bankës në Tiranë, e shkuara e errët e Robert Dukës
Autor i dyshuar për grabitjen e bankës së nivelit të dytë në Komunën e Parisit, Robert Duka ka qenë më herët në vëmendjen e autoriteteve greke për përfshirjen e dyshuar në një seri grabitjesh të armatosura. Në vitin 2010, ai u arrestua së bashku me tre shtetas të tjerë shqiptarë, të dyshuar si pjesë e […]

Autor i dyshuar për grabitjen e bankës së nivelit të dytë në Komunën e Parisit, Robert Duka ka qenë më herët në vëmendjen e autoriteteve greke për përfshirjen e dyshuar në një seri grabitjesh të armatosura. Në vitin 2010, ai u arrestua së bashku me tre shtetas të tjerë shqiptarë, të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal që vepronte në rajonin e Atikës.
Sipas hetimeve të zhvilluara në Greqi, grupi dyshohej se kishte kryer 28 grabitje të armatosura në supermarkete gjatë periudhës 2007-2010, duke përfituar në total më shumë se 1.2 milionë euro.
Pas arrestimit, Duka u dërgua në burg, por në vitin 2016 arriti të arratisej nga burgu i Tirinthës, së bashku me disa të burgosur të tjerë. Ai qëndroi në kërkim për rreth dy vite, deri në vitin 2018, kur u lokalizua dhe u kap sërish nga autoritetet greke në zonën pranë pikës kufitare të Kapshticës.
Në vitin 2019, ai përfitoi lirimin me kusht. Ndërkohë, pas arrestimit të fundit në Shqipëri, Robert Duka pritet të jetë në fokus edhe të një hetimi pasuror nga Policia e Tiranës, për të verifikuar burimin e pasurisë dhe asetet që mund të jenë në emrin e tij.
Lexo edhe
AKTUALITET
Skandali i SHISH-it/ Hoxha: SPAK do kërkojë burg për Vlora Hysenin! Jo vetëm në rolin e ndihmëses për Agasin, por është përfshirë në past...

Gjurmime të krimit në Shqipëri dhe vende të huaja, ja çfarë kishin 9 diagramat e SHISH që u gjendën te Ergys Agasi

“Lekët i lashë në kazino”/ Grabiti bankën në Tiranë, zbardhet dëshmia e Robert Dukës: Lava disa borxhe! Bashkëshortja e tij punonjëse në ...

BIRN: Gjobat dhe shoqërimet e protestuesve, shkelje e së drejtës për protestë

Njihuni me "surprizat" e motit për sot, kthjellime në mëngjes e vranësira

Rënie me 40% e çmimit të vajit të ullirit, grumbulluesit drejt ndalimit të blerjeve

Në gjurmët e familjes së mohuar Vlora

Alarm për qumështin jashtë standardeve, industria përpunuese kërkon gjurmimin e sasive të refuzuara





