Protestat e studentëve në Francë, pezullohet mësimi në 500 shkolla
Sot 500 shkolla në të gjithë Francën do të mbeten të mbyllura, plotësisht ose pjesërisht, për shkak të prote...
Sot 500 shkolla në të gjithë Francën do të mbeten të mbyllura, plotësisht ose pjesërisht, për shkak të prote...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha sot se votimi në SHBA është i korruptuar, veçanëri...
Kuvendi mblidhet këtë të hënë (5 tetor), në seancë plenare për të diskutuar çështjet e evidentuara ng...
Një grua 34-vjeçare nga Kalifornia është arrestuar nga FBI-ja në Aeroportin Ndërkombëtar të Los Anxhelosit, ndë...
Në kuadër të “Festival Sport Trento”, një ngjarje e mbushur me nostalgji dhe analiza të thella mbi futbollin italian, ish-t...
Rreth 38% e familjeve në Shqipëri nuk janë në gjendje të mbajnë shtëpitë e tyre të ngrohta për shkak të...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh për fillimin i vitit të ri akademik. Kreu i Shtetit u uroi student&eu...
Në nisjen e vitit të ri akademik, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka ngritur shqetësimin për gjendjen e arsimit ...
I ftuar në emisionin ‘KAFE SHQETO' në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, deklaroi se Partia Socialiste po tenton t...
Pothuajse gjysma e gjermanëve besojnë se ish-kancelarja, Angela Merkel, do të ishte më e aftë se kancelari aktual, Friedrich Merz, p&...

Në një kohë kur lajmet, informacioni dhe përmbajtjet që konsumojmë çdo ditë kalojnë gjithnjë e më shumë përmes ekranit të telefonit apo kompjuterit, një pjesë shumë e vogël e shqiptarëve shkon një hap më tej, të kontrollojë nëse ajo që lexon online është e vërtetë.
Vetëm 14.34% e individëve në Shqipëri të moshës 16–74 vjeç u përpoqën të verifikonin vërtetësinë e informacionit ose përmbajtjes që gjetën në internet, duke përdorur burime të tjera, sipas raportit të Eurostat për vlerësimin e të dhënave, informacionit dhe përmbajtjes digjitale.
Kjo e vendos Shqipërinë ndër vendet me përqindjen më të ulët në Europë dhe shumë poshtë mesatares së Bashkimit Europian, prej 29.16%.
Shqipëria renditet e treta nga fundit në Europë në këtë tregues. Përqindje edhe më të ulëta u regjistruan në Greqi, me 9.78%, dhe Serbi, me 11.13%. Pas Shqipërisë vijnë Lituania me 14.92%, Turqia me 16.93%, Bosnjë-Hercegovina me 18.02% dhe Rumania me 18.19%.
Në rajonin e Ballkanit Perëndimor, individët e Malit të Zi regjistruan një verifikim informacioni pak më të lartë, në nivelin e 21.43%. Individët e Maqedonisë së Veriut janë më skeptikët për lajmet online në rajon, me 24.22%, që e verifikojnë informacionin.
Në anën tjetër të tabelës janë vendet ku verifikimi i informacionit online është shumë më i përhapur. Irlanda kryeson me 63.64%, e ndjekur nga Holanda me 53.06% dhe Luksemburgu me 45.24%. Suedia shënon 44.61%, Finlanda 39.60%, ndërsa Belgjika 36.25%.
Në total, rreth 3 në 10 persona në BE verifikuan në vitin 2025 vërtetësinë e informacionit ose përmbajtjes që gjetën në internet. Eurostat e mat këtë tregues përmes anketës mbi përdorimin e teknologjive të informacionit dhe komunikimit nga individët.
Sipas Eurobarometrit të Komisionit Europian, në një mjedis ku informacioni online është bërë pjesë e përditshmërisë, rreziku i përballjes me përmbajtje të rreme apo manipuluese është gjithnjë më i madh.
Po sipas këtij raporti, 66% e europianëve thonë se janë përballur të paktën herë pas here me dezinformim apo lajme të rreme, ndërsa 82% e konsiderojnë informacionin e rremë ose që shtrembëron realitetin një problem për demokracinë./Monitor
Shqipëria u përfshi në zonën e Europës Jugore që regjistroi temperatura dukshëm mbi normalen gjatë verës 2026. Si...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm, ndërsa sipas parashikimit të Institutit të Gjeoshkencës nuk pr...
Policia e Lucernës në Zvicër ka arrestuar një 49-vjeçar shqiptar, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike. Gj...
Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka dhunuar n...
Një mëngjes i zakonshëm në qytetin bregdetar të Sarandës, më 20 shtator 2026 u kthye në skenë krimi. Një 44-v...
Artef Leka i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar prej dhjetorit të vitit 2021, është ekstraduar nga Brazili ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pak minuta më parë në Ksamil, ku një motor ka dalë nga rruga. Si pasojë e kësaj &eu...
Gjykata e Apelit në Kinë ka rrëzuar dënimin me vdekje për shqiptarin Klaudio Kanani, i akuzuar për trafik droge, duke lën&eum...
Ishte menduar të ishte një mbrëmje e qetë buzë detit në Malaga. Trofeu i Kupës së Botës, të cilin Spanja e kis...
Fluksi i madh i automjeteve ka rënduar ndjeshëm qarkullimin në aksin Elbasan–Tiranë, duke krijuar kolona kilometrike dhe vonesa të...