AKTUALITET
Aksident i frikshëm pranë Sukthit, “Volkswagen”-i përmbyset në mes të autostradës

Një aksident automobilistik është regjistruar ditën e sotme në autostradën Durrës-Tiranë, pranë Sukthit. Nga fotot e siguruara shihet një automjet tip “Volkswagen” i përmbysur në rrugë, ndërsa dyshohet se është përplasur me një mjet të tonazhit të rëndë.
Ende nuk ka informacion zyrtar nëse ka persona të plagosur apo për gjendjen e drejtuesit dhe pasagjerëve të mundshëm që ndodheshin në automjet.
Policia ka mbërritur në vendngjarje për të zbardhur rrethanat dhe dinamikën e aksidentit, ndërsa vijon të mbetet i paqartë shkaku i aksidentit.
Sakaq, karrotreci po bën të mundur largimin e automjetit nga rruga për të liruar qarkullimin rrugor.
SHPËRNDAJE
Lexo edhe
AKTUALITET
Artan Hoxha “plas bombën”: 3 PC-ve te SHISH iu janë hequr hard-disqet. Bashkëpunëtorë të Hysenit fshinë provat

Autobusi përfshihet nga flakët në hyrje të tunelit në Elbasan, bllokohet rruga

Zjarr në katin e parë të një hoteli në Gjirokastër

Transportonin emigrantë të paligjshëm, dy makinat përplasen me patrullën e policisë, shpallen në kërkim drejtuesit

Aksident në Gjirokastër, makina përplas këmbësoren

Plumb në këmbë pas sherrit në lokal/ Zbardhet ngjarja në Tiranë, 54-vjeçari ende në kërkim

Përplasen tre automjete në hyrje të Gramshit, plagosen tre persona

Ra në korent teksa punonte në një varkë në Durrës, humb jetën 28-vjeçari nga Filipinet





