Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e Xhuana Nikollit, gjykata lë në burg ish-bashkëshortin e saj, Eraldo Fizi

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Eraldo Fizin, ish-bashkëshortin e Xhuana Nikollit, e cila humbi jetën në mars të këtij viti pasi konsumoi fostoksinë.
Fizi u arrestua më 30 shtator, pasi ishte shpallur në kërkim që prej muajit mars. Ai dyshohet nga autoritetet se ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes dhe se veprimet e tij kanë ndikuar në ngjarjen që çoi në vetëvrasjen e 25-vjeçares.
Xhuana Nikolli dhe Eraldo Fizi ishin martuar në qershor të vitit 2025, por martesa zgjati rreth tre muaj.
Pas ndarjes, 25-vjeçarja u largua nga Lezha dhe u vendos në Tiranë, ku jetonte me motrat dhe më pas në një banesë me qira.
Më 9 mars 2026, një ditë përpara vdekjes së saj, Xhuana dyshohet se është takuar me ish-bashkëshortin.
Familjarët kanë deklaruar se gjatë këtij takimi ajo është dhunuar. Sipas raportimeve të publikuara gjatë hetimit, në trupin e 25-vjeçares janë konstatuar edhe shenja dhune në kokë, fytyrë dhe në njërin krah.
Lexo edhe
AKTUALITET
Videot intime me Adi Hilën, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk e dija që kishte kamera

‘Jam shqiptar, a e di kush jam unë?’ Sherri për një vend parkimi përfundon në gjykatën gjermane

Publikimi i videove të Adi Hilës në rrjet, mbërrin denoncimi i parë në polici

Skandaloze/ Shqiponja zëvendësohet me flamur maqedonas në majën e Korabit, 'mburret' kreu i Kumanovës

ARRSH e Ami Kozelit i jep Besnik Bamit tenderin 11.5 mln euro me ofertë 99.3% të fondit limit





