Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Skandal në shkollën publike në Durrës/ Prindërve u kërkohet para për të pastruar dhe lyer klasat e fëmijëve... Erdogan takohet me homologun iranian, Pezeshkian, në Antalia Rruga pranë spitalit në Lezhë e degraduar/ Gurë, mbetje dhe kanali kullues jashtë funksionit FOTO/ 8 plumba ndaj shqiptarit në Bruksel, atentati dyshohet se ishte vrasje me pagesë Berisha: Kallëzimi im ndaj Irena Gjokës synon ndëshkimin ligjor të një personi që përbën turpin e njeriut... Papa Leon XIV rikthehet në Peru pas dekadash, mijëra qytetarë e presin në rrugët e Limës Investigimi/ 280 paund në ditë për kokainën, skema e rekrutimit të shqiptarëve nga mafia në Britani Valixhja me dollarë hidhet nga dritarja në Kazakistan, arrestohen dy drejtues të lartë për korrupsion Gazeta irlandeze: Ramën e presin me vezë në Dublin, qytetarët nuk u lejuan të hyjnë për t’i bërë pyetje... Korça po plaket dhe boshatiset/ Vdekjet tejkalojnë lindjet, emigracioni largon të rinjtë Ekzekutohet pranë Parlamentit Europian i riu shqiptar Bayerni kërkon pasuesin e Neuer, në listë dhe portieri “i gafave” të mëdha
AKTUALITET

Skandal në shkollën publike në Durrës/ Prindërve u kërkohet para për të pastruar dhe lyer klasat e fëmijëve!

P
Piranjat12 November 2026, 11:16 · 2 min lexim
Skandal në shkollën publike në Durrës/ Prindërve u

Një denoncim ka mbërritur në redaksinë e Piranjat News, nga prindërit e nxënësve të shkollës “Bajram Curri”, në zonën e Plazhit në Durrës.

Sipas denoncimit, shkolla i është nënshtruar rikonstruksionit që prej muajit maj, me një afat përfundimi prej 6 muajsh, por punimet ende nuk kanë përfunduar. Ndërkohë, fëmijët pritet të zhvillojnë mësimin në ambientet ku ndërhyrjet kanë mbetur pezull.

Ajo që ka revoltuar më shumë prindërit është kërkesa për të kontribuar financiarisht dhe për t’u angazhuar vetë në pastrimin e ambienteve të shkollës. Sipas mesazhit të mbërritur në redaksinë tonë, prindërve u është kërkuar një kontribut prej 1 mijë lekësh të reja për çdo fëmijë, për larjen dhe pastrimin e klasave.

Një prej prindërve, e cila thotë se është edhe kryetare e këshillit të prindërve të klasës, shprehet se shkolla ka mbetur peng i punimeve të papërfunduara dhe se nxënësit rrezikojnë të vazhdojnë mësimin me orar të mbasdites, duke u kthyer në shtëpi në orët e vona.

Por pyetja që ngrihet është: Pse duhet të paguajnë prindërit për pastrimin dhe përgatitjen e ambienteve të një shkolle publike? Kush mban përgjegjësi për zvarritjen e rikonstruksionit dhe kushtet në të cilat do të mësojnë fëmijët?

Piranjat News sjell shqetësimin e prindërve dhe pret një reagim nga institucionet përgjegjëse.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.