Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

“Balluku ka folur me Ron Yeffet për tregti armësh nga Afrika”/ Gazetari: SPAK pritet të hetojë vilën e tretë të saj

P
Piranjat23 September 2026, 16:34 · 3 min lexim
“Balluku ka folur me Ron Yeffet për tregti armësh nga

Në vijim të denoncimeve të tij lidhur me hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) ndaj funksionarëve më të lartë të ekzekutivit, gazetari Almer Toska ka dhënë detaje të reja mbi dosjen që lidhet me tregtinë ndërkombëtare të armëve dhe hetimin pasuror ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Toska nënvizoi se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj zotëron materiale të përgjuara nga një shtet partner i NATO-s, të cilat i janë kaluar drejtësisë gjermane dhe tashmë ndodhen në duart e SPAK-ut.

“Arben Ahmetaj është personi që ka 3 orë përgjime të Ron Yeffet, i cili është përgjuar nga një shtet anëtar i NATO-s. Më pas i ka kaluar Gjermanisë dhe ato përgjime që ka Arben Ahmetaj, sot i zotëron edhe SPAK-u. Një nga njerëzit që ka komunikim me Ron Yeffet është edhe Belinda Balluku. SPAK e ka këtë komunikim dhe flitet e diskutohet për tregtinë e armëve nga Afrika.”

Sipas gazetarit, kjo dosje tejkalon çdo aferë korruptive financiare ose ndërtimore, ndërsa pretendoi se ngadalësimi i procedurave nga SPAK bëhet për të konsoliduar provat përpara kërkesës zyrtare për heqjen e imunitetit në Kuvend.

“Kjo është akuza edhe më e rëndë për Ballukun se aferat e rrugëve. Kur kjo është e faktuar, SPAK nuk ka çfarë pret më për të kërkuar imunitetin e Ballukut në Parlament.

Por ecuria e provimit të gjërave po i jep SPAK-ut një ngadalësim, në mënyrë që Rama të mos jetë kundërshtues i kërkesës së arrestimit të shoqëruar me prova. Një vend i NATO-s që përfshihet me një mashtrues ndërkombëtar si Ron Yeffet, çfarë garancie ka NATO nga ky vend, kur kryeministri e përdor trafikun e armëve për të qëndruar në pushtet?”

Përveç këtyre, Toska paralajmëroi edhe zhvillime të reja në rrafshin e hetimit pasuror ndaj numrit dy të qeverisë.

“Ballukut shpejt SPAK do i nxjerrë edhe një vilë të tretë, do e faktojë që është e Belinda Ballukut,” përfundoi gazetari Almer Toska.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.