Ndryshime në drejtimin e policisë në disa qarqe/ Lëvizje në Berat, Sarandë, Dibër dhe Tropojë

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka bërë disa ndryshime në strukturat drejtuese të policisë vendore dhe komisariateve. Bëhet me dije sedrejtuesi Dritan Lena, deri tani Shef i Sektorit të Planifikimit Operacional në Drejtorinë e Forcës Kombëtare të Sigurisë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.
Ndryshime janë bërë edhe në drejtimin e komisariateve. Kryekomisari Saimir Shkambaj, deri tani Shef i Komisariatit të Policisë Tropojë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Sarandë. Ndërkohë, Komisari Feliks Hoda, i cili drejtonte Komisariatin e Policisë Sarandë, transferohet dhe emërohet Shef i Komisariatit të Policisë Dibër.
Në Tropojë, detyrën e Shefit të Komisariatit do ta marrë Komisar Andi Kano, aktualisht Shef i Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, i cili është komanduar në këtë funksion. Në këtë mënyrë, drejtimi i Komisariatit të Sarandës i kalon Saimir Shkambajt, ndërsa Feliks Hoda kalon në drejtimin e Komisariatit të Policisë Dibër.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tentuan të transportonin 5 emigrantë kinezë drejt Greqisë me taksi, procedohen dy persona në Sarandë

Me thikë në dorë, i grabiti çantën turistes gjermane te Liqeni Artificial, arrestohet ‘skifteri’

Përshkallëzohet bojkoti i avokatëve/ Nuk marrin pjesë as në seancat për masat e sigurisë

Karanxha: Me materialet e SHISH janë shkarkuar padrejtësisht gjyqtarë e prokurorë

Raiffeisen bën golin e jetës, i merr Deripaskës 3.2 miliardë euro

GJKKO dha masën “arrest shtëpie”/ Vlora Hyseni nxori sekretet shtetërore, OCCRP: Në vitin 2025 drejtoi edhe një komision të NATO-s

Si ranë në duart e hetuesve përgjimet e forta? 70 thirrje me zë e video të nisura nga Hyseni në drejtim të Agasit

Vlora Hyseni u shkarkua, ja kush është pasardhësi i saj në drejtimin e SHISH-it





