Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

"Djali im mbeti pa baba" - I shoqi u vra gjatë një grabitje në Itali, flet partnerja e tij: Nuk ekzistojnë njerëzit e mirë dhe të këqij

P
Piranjat23 September 2026, 15:39 · 3 min lexim
"Djali im mbeti pa baba" - I shoqi u vra gjatë një grabitje

"Dëgjojmë dhe lexojmë shumë gjëra, por unë dua të them se nuk ekzistojnë njerëz të mirë dhe të këqij. Nuk ka njerëz që meritojnë të vdesin apo të tjerë që bëjnë mirë që qëllojnë”.

Kështu është shprehur partnerja e Gjovalin Lazrit, 36-vjeçarit me origjinë shqiptare, i cili u vra gjatë natës mes së shtunës dhe të dielës në Baldissero d’Alba, në zonën e Cuneos, në Itali, raportojnë mediat italiane.

Deklarata e gruas është përcjellë përmes avokates së saj, e cila më pas e ka bërë publike. E tronditur nga ngjarja, ajo ka rrëfyer dhimbjen për humbjen e partnerit dhe babait të fëmijës së tyre.

“Djali im nuk ka më baba dhe unë jam e shkatërruar nga dhimbja. Duhet të dalë e gjithë e vërteta. Kërkoj vetëm që drejtësia të bëjë punën e saj”, ka deklaruar ajo.

Ndërsa avokatja Roberta Sisimbro ka shtuar se “kemi besimin maksimal te puna e Prokurorisë dhe te zbatimi i ligjit që pason”. “Jemi në një shtet të së drejtës, ekzistojnë një Kushtetutë dhe ligje që duhen respektuar.”

Për vdekjen e Gjovalin Lazrit, Prokuroria italiane ka regjistruar si person nën hetim 35-vjeçarin Roberto Mollo, pronar i një banese në rikonstruksion, e cila ishte sulmuar nga persona që dyshohet se kishin hyrë për të vjedhur. Mollo po hetohet për veprën penale të vrasjes me dashje.

Viktima Gjovalin Lazri, ishte 36 vjeç dhe me origjinë nga Shqipëria. Ai ishte larguar nga vendi dhe ishte vendosur në periferinë veriore të Torinos, së bashku me partneren, me të cilën kishte edhe një fëmijë.

Lazri punonte si barist dhe, sipas banorëve të zonës dhe klientëve të lokalit ku punonte, njihej si një person i qetë dhe i rezervuar.

"Një familje e mirë, jashtëzakonisht e rezervuar. Nuk dimë shumë për ta, flasin pak, i shohim me fëmijën. Por nuk ka pasur kurrë probleme”, kanë treguar fqinjët pas tragjedisë.

Edhe klientët e lokalit ku punonte 36-vjeçari janë shprehur të befasuar nga përfshirja e tij në ngjarje.

“Më vjen keq, nuk e dija që merrej me këtë gjë. Më duket e çuditshme. Nuk e prisja”, ka thënë një prej klientëve.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.