Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Blerjet e valutës dhe kredia, rritja e ofertës së parasë shënoi rekord të ri në korrik

P
Piranjat23 September 2026, 07:32 · 4 min lexim
Blerjet e valutës dhe kredia, rritja e ofertës së parasë

Rritja e ofertës së parasë shënoi një rekord të ri historik në muajin korrik, e ndikuar nga kreditimi i shëndetshëm i ekonomisë dhe nga blerjet e mëdha të valutës nga Banka e Shqipërisë.

Statistikat e Bankës Qendrore tregojnë se në fund të muajit korrik, rritja vjetore e agregatit monetar M2 arriti në 16.8%, në rritje të mëtejshme nga niveli i mëparshëm rekord prej 15.9% i muajit qershor. Agregati M2 po rritet me ritme dyshifrore që prej muajit mars 2025.

Agregati monetar M2 përbëhet nga paraja jashtë bankave dhe depozitat bankare në Lekë, të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë.

Mes komponentëve të M2, rritja më e lartë ishte në llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat në Lekë, që u zgjeruan me 18.8% krahasuar me një vit më parë.

Një rritje më e shpejtë e agregatit M2 tregon se në ekonomi po injektohen më shumë para në monedhën kombëtare.

Në fund të muajit korrik, edhe portofoli total i kredisë për ekonominë, shprehur si tepricë, kaloi për herë të parë vlerën e 1 trilion lekëve, në rritje me 12% krahasuar me një vit më parë.

Normat tërheqëse të interesit, ecuria e mirë e ekonomisë reale dhe e bilanceve të sektorit bankar vazhdojnë të mbështesin rritjen me ritme të shpejta të kredisë.

Ecuria pozitive ka vazhduar edhe në 7-mujorin e këtij viti, pavarësisht disa masave frenuese të aplikuara nga Banka Qendrore mbi kreditë për pasuri të paluajtshme.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë po vazhdon ndërhyrjet në tregun valutor, me qëllim ngadalësimin e forcimit të Lekut.

Forcimi i Lekut po thellohet përsëri këtë vit, pasi u ngadalësua disi gjatë vitit 2025. Aktualisht, Euro këmbehet me 91.5 lekë, në nivelin më të ulët të të gjitha kohërave. Kursi i Euros paraqitet në rënie me 5.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë rregullisht gjatë muajve të fundit, me qëllim për ta zbutur këtë tendencë. Për tremujorin e parë, blerjet arritën shifrën e 140 milionë eurove, ndërsa për tremujorin e dytë shifrat ende nuk janë bërë publike.

Ndërkohë, vitin e kaluar, sipas statistikave zyrtare, Banka Qendrore bleu shifrën rekord të 1 miliard e 27 milionë eurove në tregun e brendshëm valutor. Sasia e valutës së blerë është rritur me 10% krahasuar me një vit më parë.

Vlera e përgjithshme e blerjeve përfshin ato të planifikuara, me qëllim rritjen e rezervës valutore, por edhe ato të lidhura me ndërhyrjet direkte në treg, me qëllim për të penguar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit.

Rritja e ofertës së parasë është e dukshme edhe nga zgjerimi me ritme të shpejta në muajt e fundit e bilancit të Bankës së Shqipërisë. Totali i aktiveve në fund të gushtit arriti vlerën e pothuajse 915 miliardë lekëve, vlera më e lartë e regjistruar ndonjëherë.

Vlera e aktiveve në bilanc u zgjerua me 3.7% krahasuar me korrikun dhe me 10.7% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në parim, zmadhimi i bilancit të Bankës Qendrore tregon një injektim më të madh të parasë në ekonomi. Vlera e parasë në qarkullim (që paraqitet në bilancin e Bankës së Shqipërisë si detyrim), është në rritje vjetore me 15.2%./Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.