Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan

P
Piranjat23 September 2026, 07:09 · 3 min lexim
Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan

Përdorimi i inteligjencës artificiale po rritet me shpejtësi në të gjithë botën, por ritmi i përhapjes mbetet shumë i pabarabartë mes vendeve.

Në Ballkanin Perëndimor, Serbia kryeson për përdorimin e ChatGPT, ndërsa Shqipëria renditet pranë fundit të rajonit, sipas të dhënave të publikuara nga Banka Botërore.

Në maj 2025, Serbia regjistroi 231 vizita në ChatGPT për çdo 100 përdorues interneti, niveli më i lartë ndër vendet e Ballkanit Perëndimor të përfshira në krahasim.

Pas saj renditej Maqedonia e Veriut, me 166 vizita për 100 përdorues interneti, ndërsa, Mali i Zi, kishte 146 vizita.

Shqipëria regjistroi 142 vizita për 100 përdorues interneti, duke lënë pas vetëm Bosnjë-Hercegovinën, me 134 vizita.

Krahasuar me disa ekonomi të zhvilluara, përdorimi i ChatGPT në rajon mbetet më i ulët. Gjermania regjistronte 274 vizita për 100 përdorues interneti, Franca 262, Spanja 254 dhe Suedia 351. Në Australi treguesi arrinte në 447 vizita, ndërsa në SHBA në 245.

Dallimet në përdorimin e iA-së kanë rëndësi edhe për ekonominë. Banka Botërore e konsideron inteligjencën artificiale një teknologji transformuese, me potencial për të rritur produktivitetin, për të përshpejtuar rritjen ekonomike dhe për të ndryshuar mënyrën se si organizohet puna dhe ofrohen shërbimet.

Përdorimi i iA-së mund të ulë kohën dhe koston e kryerjes së një sërë procesesh, të ndihmojë bizneset në automatizimin e detyrave dhe analizën e të dhënave dhe të rrisë produktivitetin e punonjësve. Ndikimi pritet të shtrihet në sektorë të ndryshëm, nga arsimi dhe shërbimet te bujqësia dhe aktivitetet profesionale.

Për ekonomitë e Ballkanit Perëndimor, ku produktiviteti dhe konkurrueshmëria mbeten sfida afatgjata, përhapja më e shpejtë e teknologjive të iA-së mund të ndikojë edhe në aftësinë e bizneseve për të konkurruar me kompanitë e vendeve më të zhvilluara.

Por Banka Botërore paralajmëron se përfitimet nga iA-ja nuk shpërndahen automatikisht. Vendet që kanë infrastrukturë dixhitale më të dobët, më pak aftësi teknologjike dhe kapacitete më të kufizuara llogaritëse rrezikojnë të mbeten pas ekonomive që e përvetësojnë teknologjinë më shpejt.

Kostoja e aksesit në internet mbetet një nga pengesat kryesore në ekonomitë më të varfra. Sipas Bankës Botërore, në vendet me të ardhura të ulëta një paketë celulare prej 5 GB mund të kushtojë më shumë se 15% të buxhetit mesatar të një personi./ Monitor 

Cili shtet e përdor më shumë ChatGPT në Ballkan

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.