Bulqizë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Bulqizës, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër në fshatin Shtushen.
Pas marrjes së njoftimit për të shtënat, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë organizuan menjëherë kontrollet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Si rezultat, në pranga u vu shtetasi L. K., 39 vjeç, banues në fshatin Shtushen.
Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, 4 krehëra dhe 47 fishekë luftarakë.
Nga hetimet paraprake rezultoi se 39-vjeçari kishte qëlluar me armë në ajër, duke shkaktuar edhe shqetësim në zonë.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Lexo edhe
AKTUALITET
Akuza për përvetësimin e fondeve të pensioneve, lihet në burg burri i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit

“Telefonata dhe sms kërcënuese nga vëllai i Igli Tares!”/ Policia nis hetimet pas kallëzimit të gazetarit Almer Toska

Përfundoi në qeli bashkë me foshnjën e saj 4-muajshe pas dënimit për mashtrim, GJKKO liron Greta Gjocin

Ish-deputeti i PS dhe biznesmeni Artan Gaçi paraqitet në SPAK, avokati: U thirr si person nën hetim

Aksidenti i rëndë në Peshkopi, ndërron jetë në spital një nga shtatë të plagosurit

Sërish tensione në protestë, policia hedh spraj lotsjellës ndaj qytetarëve

Bordi i Transparencës merr vendimin, ja si ka ndryshuar çmimi i naftës dhe benzinës

Leonard Hide i Libohovës paracakton fituesin e tenderit 2.4 mln euro, vendos kritere qesharake dhe kërkon 10 kopshtarë për hidrovorin. A ...





