Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO Distafa: Një qytete është evropian, kur qytetari ka hapësirë për të jetuar Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ja për çfarë akuzohet Zbulohet skema e certifikatave të falsifikuara të gjuhës gjermane: 1000 euro për B1 “pa test” Xhixho: Pensionistëve u duhen mbi 100 vjet për të arritur fuqinë blerëse europiane Mjegulla e dendur pushton aksin Burrel-Skuraj, vështirësohet qarkullimi imjeteve Rikthehen reshjet e shiut! Parashikimi i motit për sot Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
AKTUALITET

VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje

P
Piranjat22 November 2026, 13:18 · 2 min lexim
VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një

Libohovë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje.

Kanosi bashkëshorten se do ta vriste me armë zjarri automatike dhe qëlloi në ajër, pas një konflikti për motive të dobëta, vihet në pranga 40-vjeçari, me precedent të mëparshëm penal.

Pas rreth 2 orësh e 30 minutash negociatash me Policinë, u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i tij.

Sekuestrohen arma e zjarrit automatike, me fishekë në folenë e fishekut, si dhe krehëri me municionin përkatës.

Pas marrjes së njoftimit se mbrëmjen e djeshme, në Libohovë, një shtetas po kërcënonte për jetën bashkëshorten e tij, duke qëlluar me armë zjarri në ajër, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, të Stacionit të Policisë Dropull-Libohovë dhe të Forcës së Posaçme “Shqiponja” organizuan menjëherë punën për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe negociatave të zhvilluara nga shërbimet e Policisë, u finalizua operacioni policor “Reagimi”, si rezultat i të cilit u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit T. B., 40 vjeç, banues në Libohovë, me precedent të mëparshëm penal.

Ky shtetas, pas një konflikti me bashkëshorten e tij, e kishte kanosur se do ta vriste me armë zjarri automatike dhe më pas ishte larguar me automjet, duke qëlluar me armë zjarri në ajër.

Gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, arma e zjarrit automatike u konstatua me fishekë në folenë e fishekut, si dhe me krehërin me municionin përkatës. Arma dhe krehëri me municion u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.