Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV
Një moment tensioni është regjistruar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij maqedonas,

Një moment tensioni është regjistruar gjatë konferencës së përbashkët për shtyp mes kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij maqedonas, Hristijan Mickoski, në Qafë Thanë.
Një gazetar nga Tetova i është drejtuar Ramës me akuza se nuk ka folur për çështjet që shqetësojnë shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, duke nxitur reagimin e kryeministrit shqiptar.
Rama iu përgjigj se Maqedonia e Veriut është një shtet sovran dhe se shqiptarët atje kanë partitë e tyre politike për t’u përfaqësuar.
“Ju as më keni parë e as do të më shikoni të bëj fushatë për ndonjë parti politike në Maqedoninë e Veriut”, deklaroi Rama.
Ndërkohë, gjatë së njëjtës konferencë, Mickoski u pyet nëse duhet t’u kërkojë falje shqiptarëve për incidentin në Pustec, ku u ngritën shqetësime për mosrespektimin e himnit shqiptar.
Kryeministri maqedonas mohoi se himni ishte lënë pa u ekzekutuar, duke pretenduar se ceremonia duhej ndjekur deri në fund.
“Ne jemi popull shumëetnik dhe i vlerësojmë të gjithë. Sot po festojmë 22 Nëntorin. Në lidhje me himnin, nuk e keni ndjekur aktivitetin deri në fund. Himni u zbatua. Të relaksohemi”, u shpreh Mickoski.
Lexo edhe
POLITIKE
Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit

Protesta e 28 nëntorit, pedagogu: Pritet të vijnë edhe të huaj për t’iu bashkuar studentëve

Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”

Distafa: Një qytete është evropian, kur qytetari ka hapësirë për të jetuar

Takimi i Ramës me studentët, studentja: Fëmijë zyrtarësh dhe anëtarë të FRESSH-it





