Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO Distafa: Një qytete është evropian, kur qytetari ka hapësirë për të jetuar Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ja për çfarë akuzohet Zbulohet skema e certifikatave të falsifikuara të gjuhës gjermane: 1000 euro për B1 “pa test” Xhixho: Pensionistëve u duhen mbi 100 vjet për të arritur fuqinë blerëse europiane Mjegulla e dendur pushton aksin Burrel-Skuraj, vështirësohet qarkullimi imjeteve Rikthehen reshjet e shiut! Parashikimi i motit për sot Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Kongresi i Manastirit, momenti më i madh unifikues i shqiptarëve
AKTUALITET

Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona

P
Piranjat22 November 2026, 12:54 · 2 min lexim
Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë

Policia ka arrestuar dy persona, të dyshuar për përfshirje në vjedhjen e një banese në lagjen nr. 4 në Durrës, ku janë marrë mijëra euro, para në lekë dhe sende me vlerë të konsiderueshme.

Operacioni policor i koduar “Objektivi” çoi në pranga A. R., 51 vjeç, banues në Durrës, dhe S. L., 24 vjeçe, banuese në Lushnjë.

Sipas hetimeve, 51-vjeçari dyshohet se ka hyrë në banesën e shtetasit A. G., prej nga ka marrë rreth 22 mijë euro, 800 mijë lekë, ora dore të markave të shtrenjta, bizhuteri, parfume, çanta luksoze dhe sende të tjera me vlerë.

Pas grabitjes, ai dyshohet se i ka transportuar sendet e vjedhura në banesën e 24-vjeçares në Lushnjë. Sipas policisë, e reja kishte dijeni për origjinën e tyre dhe ka bashkëpunuar me 51-vjeçarin për fshehjen e sendeve.

Gjatë kontrolleve në banesën e saj, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan një pjesë të sendeve të vjedhura. Ndërkohë, në banesën e 51-vjeçarit u sekuestruan disa mjete që dyshohet se janë përdorur për kryerjen e vjedhjes, përfshirë maska, çelësa dhe veshjet e përdorura gjatë ngjarjes.

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për gjetjen e pjesës tjetër të parave dhe sendeve të marra, si dhe për të verifikuar nëse dy të arrestuarit janë të përfshirë edhe në vjedhje të tjera.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.