Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO Distafa: Një qytete është evropian, kur qytetari ka hapësirë për të jetuar Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ja për çfarë akuzohet Zbulohet skema e certifikatave të falsifikuara të gjuhës gjermane: 1000 euro për B1 “pa test” Xhixho: Pensionistëve u duhen mbi 100 vjet për të arritur fuqinë blerëse europiane Mjegulla e dendur pushton aksin Burrel-Skuraj, vështirësohet qarkullimi imjeteve Rikthehen reshjet e shiut! Parashikimi i motit për sot Ç'po ndodh me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Kongresi i Manastirit, momenti më i madh unifikues i shqiptarëve Horoskopi i së dielës! Njihuni me parashikimin e yjeve për shenjën tuaj Marjana Koçeku sfidon ministrin: Jo Demo, por edhe Dem me qenë nuk kalon ajo paketë malesh në malësitë tona... Arrestohet në Meksikë “El Chapo Isidro”, një nga 10 të arratisurit më të kërkuar nga FBI
AKTUALITET

Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO

Erion Veliaj, nuk është paraqitur këtë të diel në Spitalin Memorial të Fierit, ku ishte planifikuar të kryente ekzaminimet paraprake

P
Piranjat22 November 2026, 11:27 · 2 min lexim
Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat

Erion Veliaj, nuk është paraqitur këtë të diel në Spitalin Memorial të Fierit, ku ishte planifikuar të kryente ekzaminimet paraprake për ndërhyrjen kirurgjikale në këmbë, të parashikuar për më 23 nëntor.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, kryebashkiaku duhej t’i nënshtrohej analizave dhe kontrolleve mjekësore përpara operacionit.

Megjithatë, ai ka refuzuar transferimin drejt spitalit, duke bërë të ditur se i është drejtuar Gjykatës së Posaçme për të marrë një vendim lidhur me ndërhyrjen.

“Unë jam drejtuar GJKKO-së për të vendosur ajo mbi ndërhyrjen time kirurgjikale. Refuzoj të shkoj në Spitalin Memorial Fier”, është shprehur Veliaj.

Kryebashkiaku ka kundërshtuar më herët edhe transferimin nga paraburgimi i Durrësit drejt Fierit, duke e cilësuar këtë vendim si politik. Ai ka deklaruar gjithashtu se është kërcënuar nga kryeministri Edi Rama përmes ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu, me qëllim që të heqë dorë nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe të pranojë përfshirjen në protesta.

Edhe avokati i tij, Plarent Ndreca, kishte njoftuar dy ditë më parë se i ishte drejtuar GJKKO-së për të kërkuar një vendimmarrje mbi operacionin. Ndreca akuzoi Drejtorinë e Burgjeve se po pengonte miratimin e spitalit dhe mjekut të kërkuar nga Veliaj për kryerjen e ndërhyrjes kirurgjikale.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.