Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Adriatik Lapaj rikonfirmon: Mbështesim Florjan Binajn për Bashkinë e Tiranës Këlliçi: Dëshmia e Mirel Mërtirit në Vjenë për inceneratorin e Tiranës mund të ketë pasoja “bërthamore” për... Macron pas 10 vitesh si President: Bëra më të mirën që munda, pavarësisht gabimeve  Bardhi: Pse SPAK nuk merr ne pyetje Edi Ramën për mesazhet e takimeve me biznesmenët? Ai është urdhëruesi... VIDEO/ 380 metra rrugë në Tragjas-Vlorë tenderohet 3 milionë euro! “Protesta është me leje, mos prekni gocat me dorë!”/ Përplasje te Kryeministria, policia shtyn dhe shoqëron... Zyrtare/ AP: Vende anëtare nuk ishin dakord që Samiti i NATO-s të mbahej në Tiranë EMRI- Aksidenti tragjik në autostradën Fier-Vlorë/ Kush është shefi i Krimeve që humbi jetën E rëndë në Vlorë/ Automjeti përplaset me mjetin e tonazhit të rëndë, një i vdekur dhe një i plagosur U arrestua nga policia greke, gjykata merr vendimin për Odise Dhimën! I ndalohet edhe peshëngritja  Aksident në Elbasan! Makina përplas të moshuarin, këmbësori pëson plagë të rënda Kombëtarja U-21/ Trajneri Bushi: Spanja kundërshtar i nivelit të lartë, do të luf*ojmë me shpirt e zemër...
AKTUALITET

Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt/ Dalin mesazhet me motrën për Eraldo Fizin. Nga se kishte frikë ajo

P
Piranjat 3 October 2026, 16:34 · 3 min lexim
Detaje nga dosja e Xhuana Nikollajt/ Dalin mesazhet me motrën për

Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore për vetëvrasjen e Xhuana Nikollajt, ku janë administruar dëshmi dhe komunikime të saj të zhvilluara pak para ngjarjes tragjike. Në kuadër të hetimeve është marrë dëshmia e një prej mikeshave me të cilën Xhuana ndante banesën me qira, si dhe janë sekuestruar dhe analizuar komunikimet e saj me motrën.

Nga këto komunikime rezulton se Xhuana i kishte treguar motrës për situatën dhe shqetësimet që po përjetonte. Motra e kishte këshilluar të drejtohej në polici dhe të denonconte Eraldo Fizin për dhunën që ushtronte ndaj saj. Megjithatë, Xhuana kishte refuzuar, duke shprehur frikën se një denoncim mund të sillte pasoja për babain e saj.

Sipas komunikimeve, ajo kishte frikë se Fizi mund t’i bënte diçka të keqe të atit. Një tjetër element i përfshirë në dosjen hetimore lidhet me mbrëmjen para ngjarjes. Sipas të dhënave të administruara nga hetuesit, konflikti dyshohet se lidhej me një ekskursion pune ku Xhuana kishte marrë pjesë me rastin e festave të 7 dhe 8 Marsit.

Në dosje ngrihet dyshimi se Eraldo Fizi e kishte ndjekur Xhuanën pas ekskursionit. Në dëshmitë e motrave të Xhuana Nikollajt përmenden gjithashtu debate të herëpashershme mes saj dhe Fizi. Sipas dëshmive, ai i dërgonte herë pas here video ku Xhuana shfaqej duke lëvizur me shpejtësi të lartë, duke shprehur se do të lëndonte veten pas ndarjes.

Sipas motrës së saj, Fizi i bënte gjithashtu presion Xhuanës duke i thënë se do të lëndonte babain e saj, pasi e dinte se ajo ishte veçanërisht e ndjeshme ndaj tij. Në dëshmitë e tyre thuhet gjithashtu se ai e kishte kërcënuar se do t’i tregonte babait të Xhuanës se ishte pikërisht ai që e kishte dhunuar një natë më parë.

Të gjitha këto dëshmi, komunikime dhe të dhëna po analizohen nga grupi hetimor, në përpjekje për të rindërtuar dinamikën e plotë të ngjarjeve që i paraprinë vetëvrasjes së të resë. Ndërkohë, një nga elementet që ende mbetet për tu sqaruar është mënyra dhe vendi ku Xhuana kishte siguruar fostoksinën.

 

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.