Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
28 Nëntori hyn në kalendarin zyrtar të New York-ut! Dita e Pavarësisë së Shqipërisë do të përkujtohet çdo v... Reshjet e shiut përmbytin disa zona në Elbasan, nën ujë toka bujqësore dhe fusha e futbollit në Librazhd E rëndë në Shijak! 21-vjeçari gjendet i pajetë në një poligon, dyshohet se… Takimet e kreu të PD/ Foltorja e Ripërtëritjes sot në Kamëz Miliona euro nga UEFA! Konfirmohet shifra e plotë që Egnatia ka arkëtuar deri tani, ia kalon Skënderbeut VIDEO/ Telefonata për Ditën e Falenderimeve, moment i sikletshëm i Trump dhe Melanias me ushtarët jashtë ve... Depozita 5-tonëshe bie nga tarraca e pallatit 8-katësh në Fier! Shpëtojnë kalimtarët “Të japim noj lek ta heqim nga SPAK-u”/ Rrëmbimi dhe vrasja e Jan Prengës, zbardhen bisedat në Sky ECC, GJK... “Është targa e makinës së kushëririt tonë, kryeministrit”, Saimir Tahiri publikon përgjimet: Sa mirë më nji... VIDEO/ Fenomen i rrallë në Rio de Janeiro, një “ujëvarë” resh mbështjell statujën e Krishtit Hakerët depërtojnë në platformën dixhitale të Forcave Ajrore Amerikane, frikë për rrjedhjen e të dhënave... Apeli e liroi nga qelia! Vinçesk Piroli akuzohet dhe për 5 vrasje me pagesë
AKTUALITET

Dhuna në protestë/ Jepet urdhri për lirimin e studentëve dhe ndalimin e gazit lotsjellës. Nën hetim edhe policët?

P
Piranjat13 October 2026, 19:54 · 2 min lexim
Dhuna në protestë/ Jepet urdhri për lirimin e studentëve dhe

Ministri i Brendshëm, Ervin Demo, mësohet se ka urdhëruar lirimin e studentëve të shoqëruar gjatë protestës së sotme në Tiranë, si dhe ndalimin e përdorimit të gazit lotsjellës ndaj protestuesve. Sipas burimeve, në fokus pritet të jetë edhe sjellja e efektivëve të Policisë së Shtetit, të cilët janë filmuar duke ushtruar dhunë ndaj qytetarëve gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestës.

Pamjet e publikuara nga terreni pritet të shërbejnë për verifikimin e veprimeve të policisë dhe për të përcaktuar nëse ka pasur shkelje të procedurave gjatë shoqërimit të protestuesve. Protesta e zhvilluar këtë të martë para Ministrisë së Arsimit nisi në mënyrë paqësore, por situata u përshkallëzua rreth orës 15:00, kur një grup protestuesish hodhën gurë dhe sende të forta drejt godinës, dëmtuan fasadën dhe thyen xhama. Më pas, përplasjet u zhvendosën, ku policia ndërhyri me autobotë uji dhe gaz lotsjellës.

Gjatë ndërhyrjes pati përplasje fizike mes efektivëve dhe protestuesve. Në disa prej pamjeve të transmetuara nga mediat, qytetarë shihen duke u tërhequr zvarrë dhe goditur gjatë shoqërimit, ndërsa pamje të tjera tregojnë studentë të gjakosur brenda automjeteve të policisë.

Policia e Shtetit njoftoi se ka shoqëruar 23 persona për veprime të mëtejshme procedurale. Sipas institucionit, gjatë protestës janë lënduar gjashtë efektivë policie dhe një gazetare, ndërsa strukturat hetimore të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë nisur veprimet për identifikimin dhe procedimin e personave të përfshirë në aktet e paligjshme.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.