Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shkatërrohet rrjeti i drogës pranë shkollave në Shkodër, 13 persona në pranga! Sekuestrohen 1.6 kg Cannabis... Blushi prezanton 12 amendamentet e Partisë së Lirisë për Buxhetin 2027: 167 milionë euro për bujqësinë, rri... “Rusia kërkon më shumë se Ukrainën”, Merz paralajmëron Evropën: Po përshkallëzon tensionet edhe brenda kufi... Ankimoi pezullimin e afateve të paraburgimit, Apeli i GJKKO rrëzon Ilir Metën Media holandeze: Rama po keqpërdor arkitektët e huaj për të pastruar paratë e drogës Dyshohet se u futën për të vjedhur në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton, dy ‘skifterë’ shqipt... BE-ja përgatitet për kërcënimin e ri kibernetik, kompjuterët kuantikë mund të thyejnë sistemet aktuale të s... Mjegull e ngrica në rrugë, vështirësohet lëvizja në aksin Bulqizë-Peshkopi Trump paralajmëron demokratët: Mos e ktheni fitoren ndaj Iranit në humbje, kemi financim për luftën deri në... Merr flakë makina në Vlorë/ Zjarri nisi nga një kosh mbeturinash, më pas… Bënë namin me grabitje në banesa në Spanjë, tre shqiptarët përfundojnë në burg Identifikimi elektronik në zgjedhje/ Logu: U përdorën si platforma patronazhimi dhe manipulimi nga PS
AKTUALITET

Tensionet në protestë/ Protestuesit thyejnë xhamat e IuteCredit

P
Piranjat13 October 2026, 19:06 · 2 min lexim
Tensionet në protestë/ Protestuesit thyejnë xhamat e IuteCredit

Protesta e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me incidente, ndërsa një grup protestuesish ka hyrë brenda një pike të institucionit financiar Iute Credit, duke marrë orendi nga ambientet e biznesit dhe duke u vënë flakën në mes të rrugës. Sipas informacioneve nga vendngjarja, orenditë janë nxjerrë nga ambientet e biznesit dhe janë hedhur në vatrat e zjarrit që protestuesit kanë ndezur në disa segmente rrugore në qendër të kryeqytetit.

Situata është përqendruar kryesisht në Rrugën e Durrësit dhe rrugën “Mine Peza”, ku janë krijuar disa vatra zjarri. Krahas orendive të marra nga biznesi, protestuesit po djegin edhe materiale reklamash dhe tenda të vendosura në zonat ku po zhvillohet tubimi. Protesta vijon prej më shumë se katër orësh, ndërsa një pjesë e pjesëmarrësve kanë qëndruar në rrugë pavarësisht ndërhyrjeve të mëparshme të forcave të policisë. Në zonë ndodhen forca të shumta policie, të cilat po qëndrojnë në gatishmëri për të ndërhyrë në rast të përshkallëzimit të situatës. Sipas informacioneve nga terreni, janë pozicionuar edhe katër autobotë me ujë me presion.

Më herët, gjatë protestës së nisur para Ministrisë së Arsimit, u regjistruan përplasje mes protestuesve dhe efektivëve, ndërsa policia përdori ujë me presion dhe gaz lotsjellës për shpërndarjen e turmës.

Ndërkohë, vatrat e zjarrit në Rrugën e Durrësit dhe rrugën “Mine Peza” janë ndër zhvillimet e fundit të protestës, e cila vijon në qendër të Tiranës.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.