Një goditje e fortë i është dhënë një organizate kriminale e specializuar në prodhimin në shkallë të gjerë të lëndëve narkotike në rajonin e Piemontes në Itali. Operacioni i koduar "Oro Verde" (Ari i blertë), i zhvilluar nga Karabinierët e Repartit Operativ të Komandës Provinciale të Kuneos (Cuneo) dhe të Kompanisë Lokale të Bra-s, nën koordinimin e Prokurorisë së Republikës së Asti-t, u përmbyll me arrestimin e 8 personave (të gjithë shtetas shqiptarë), denoncimin e 5 të tjerëve në gjendje të lirë dhe sekuestrimin e një sasie droge që kap vlerën e rreth 500,000.00 eurove në tregun e pakicës.
Hetimet e nisura që prej janarit të vitit 2026 përmes një monitorimi të rreptë të territorit të Bra-s, mundësuan zbulimin e një rrjeti të shtrirë serash artificiale të fshehura në mënyrë strategjike midis provincave të Kuneos dhe Torinos. Blitz-i i policisë, me mbështetjen e reparteve të specializuara të Armës së Karabinierëve, çoi në çmontimin e serave teknologjike që ishin aktive në komunat Sanfrè, Castellinaldo, Bene Vagienna (në zonën e Kuneos) dhe Ceres (në luginat e Lanzos, në provincën e Torinos).
Sipas autoriteteve italiane, ky grup kriminal ishte ekstremisht i organizuar dhe përbëhej nga persona me eksperiencë shumëvjeçare, të cilët konsideroheshin "profesionistë" të vërtetë të kultivimit indoor. Organizata nuk mjaftohej vetëm me prodhimin e drogës por ofronte edhe një formë "konsulence të specializuar" për grupe të tjera kriminale, duke eksportuar njohuritë e tyre se si të krijohej habitati artificial perfekt për rritjen e shpejtë të bimëve. Serat ishin të pajisura me teknologjinë më të lartë, si sisteme të avancuara ajrimi, ndriçim artificial me spektër diellor, ujitje të automatizuar dhe plehërim specifik për të maksimizuar rritjen e luleve të kanabisit dhe për të përshpejtuar ciklet e vjeljes, duke garantuar fitime potenciale milionere.
Gjatë kontrolleve Karabinierët gjetën dhe sekuestruan mbi 340 kilogramë lëndë narkotike midis bimëve të tëra në lulëzim gati për t'u prerë dhe marijuanës së tharë e të paketuar në qese të bllokuara hermetikisht me saldim termik gati për shitje. Gjithashtu u sekuestruan 200 gramë hashish si dhe shuma të mëdha parash cash, të cilat konsiderohen si përfitim nga ky aktivitet i paligjshëm.
Përveç akuzave të rënda për prodhim, kultivim dhe mbajtje me qëllim trafikimi të lëndëve narkotike, të arrestuarve (5 prej të cilëve u kapën në flagrancë dhe 3 në zbatim të urdhrit të arrestit me burg) rëndon dhe akuza penale edhe për vjedhje të rëndë të energjisë elektrike. Për të mbajtur në punë pajisjet, llambat dhe ventilatorët që konsumonin energji të krahasueshme me një fabrikë të vogël industriale e një lidhje të jashtëligjshme dhe mashtruese direkt në rrjetin publik të kompanisë "E-Distribuzione S.p.A.". Përmes një bypass-i artizanal që eliminonte plotësisht matësin, organizata vidhte energjinë për të zero faturat e prodhimit dhe për të mos zgjuar dyshime me konsume anormale.
Ky operacion i madh rreshtohet në kuadrin e aktiviteteve të përditshme të kontrollit dhe goditjes së trafikut të drogës që zhvillohen nga Komanda Provinciale e Karabinierëve të Kuneos për mbrojtjen e ligjshmërisë dhe sigurisë publike.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Tetor18:13
“Po tërhiqje zvarrë njerëz”/ Deputeti përplaset me shefin e policië në protestë, Torba: Unë zbatoj ligjin
Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, është përballur në rrugë me drejtorin e Policisë së Tiranës, Oliger ...
AKTUALITET
13 Tetor18:04
Ballsh/ 37-vjeçari goditet me levë nga dy persona, përfundon në spital
Një 37-vjeçar është dhunuar këtë të martë në Ballsh, në Mallakastër, nga dy persona ende të paiden...
AKTUALITET
13 Tetor17:58
Protesta e studentëve/ 23 persona të shoqëruar, 6 efektivë dhe një gazetare të lënduar
Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë Ministrisë së...
AKTUALITET
13 Tetor17:48
Protestues dhe efektivë të lënduar/ Ministri Demo për tensionet te rruga e Durrësit: Pjesëmarrësit të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet
Ministri Ervin Demo ka reaguar lidhur me protestën e studentëve te Ministria e Arsimit e cila u shoqërua me përplasje.
Reagimi i ministrit ...
AKTUALITET
13 Tetor17:45
Protesta e studentëve, policia përdor gaz lotsjellës të skaduar
Policia ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar ndaj studentëve të cilët kanë protestuar ditën e sotme para ambienteve t&e...
AKTUALITET
13 Tetor17:36
Protesta/ Policia largon mediat nga Ministria e Arsimit
Pasi shpërndarjes së studentëve nga shpërbërjen e protestës para Ministrisë së Arsimit, policia largoi nga zona para ins...
AKTUALITET
13 Tetor17:34
Përplasjet para Ministrisë së Arsimit, deputetja Koçeku thirrje ministrit Demo: Mbroni studentët
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas përplasjeve të ndodhura këtë të martë gjatë protestës së zhvilluar p...
AKTUALITET
13 Tetor17:27
Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Tensione të vazhdueshme, shoqërohen mbi 16 protestues
Protesta e organizuar para godinës së Ministrisë së Arsimit vijon prej tre orësh mes tensioneve të vazhdueshme. Gjatë tubimit...
AKTUALITET
13 Tetor17:26
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës, kërkon ndërhyrjen urgjente të AMP-së dhe Prokurorisë
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas raportimeve për dhunë dhe pengim të gazetarëve gjatë p...
AKTUALITET
13 Tetor17:16
Përplasje në protestë, policia shtyn me forcë gazetarin Anesti Bajramemaj dhe operatorin
Tensionet dhe përplasjet në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit nuk kanë kursyer as ekipin e televizionit të A2 CNN....