Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Kazinoja te ‘Air Albania’/ Zbardhen fijet që të çojnë te Olsi Rama Karteli i kazinove dhe pushteti i Olsi Ramës/ Toka 320 mijë euro u vlerësua 26 milionë euro për licensimin ... Debati për operacionin e Veliajt, deputetja socialiste propozon ndryshime të ligjit “Jam polic!”/ Zbardhet plagosja me thikë në Maliq, 30-vjeçari sulmoi i pari autorin, shpallet në kërkim... Mesazhi i fortë i Ambasadorit Wendt për rritjen e bizneseve amerikane: Të garantohet konkurenca, të investo... “Mali i Zi shumë pranë BE-së”, Von der Leyen vlerëson Shqipërinë, Costa zbulon arsyen e mungesës së Serbisë... 179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ...
AKTUALITET

“Po tërhiqje zvarrë njerëz”/ Deputeti përplaset me shefin e policië në protestë, Torba: Unë zbatoj ligjin

P
Piranjat13 October 2026, 18:13 · 1 min lexim
“Po tërhiqje zvarrë njerëz”/ Deputeti përplaset

Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri, është përballur në rrugë me drejtorin e Policisë së Tiranës, Oliger Torba, duke i kërkuar llogari për mënyrën se si policia ka ndërhyrë gjatë protestës para Ministrisë së Arsimit. Në një debat të filmuar, Kapri i drejtohet drejtpërdrejt Torbës, duke pretenduar se e ka parë në video teksa tërhiqte zvarrë një qytetar.

Drejtori i Policisë e kundërshton këtë pretendim dhe i kërkon deputetit të sqarojë se për cilin rast bëhet fjalë.

Pjesë nga debati:

Kapri: Drejtor, a mund të ndalosh një moment të lutem?

Oliger Torba: Po!

Kapri: Të pashë në video, ti vetë po tërhiqje zvarrë njerëz.

Torba: Kë po tërhiqja?

Kapri: Të pashë që po tërhiqje ti qytetarët!

Torba: Kë po tërhiqja?

Kapri: Një qytetar në protestë.

Torba: E ke shumë gabim.

Kapri: Është e turpshme ajo që po bën ti. Ti je drejtor i Tiranës.

Torba: Po, po edhe? Unë zbatoj ligjin, asnjë gjë tjetër. Vetëm ligjin. Ligjin e Republikës së Shqipërisë. Mua më vjen turp që po flas me ty. Ti je deputet i yni.

Kapri: Jam deputet i gjithë shqiptarëve.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.